Sociale 31 Dhjetor 2024, 09:29 Nga VNA

Pesë njerëz që lanë gjurmë më 2024

Ndaje në Whatsapp

Nga hapat e mëdhenj në inteligjencën artificiale, deri tek arritjet e jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian të Futbollit, këto janë pesë figurat që lanë gjurmë më 2024:

Jensen Huang: Magnat çipash

Në tërë situatën me entuziazëm – dhe frikë – rreth inteligjencës artificiale (IA) më 2024, një gjigant çipash të IA-së është dalluar nga shumica: Nvidia, e udhëhequr nga shefi ekzekutiv, Jensen Huang.

Jensen Huang

Jensen Huang

Përgjatë rrjedhës së vitit, Nvidia kaloi Apple-in për t’u bërë kompania më e madhe në botë për nga vlera në treg, teksa bumi i inteligjencës artificiale vazhdoi të ngazëllojë Wall Street-in.

I dallueshëm nga xhaketa e zezë prej lëkure që zakonisht vesh, Huang, i lindur në Tajvan, themeloi Nvidia-n tri dekada më parë.

Në thelb të suksesit të tij të ri janë procesorët apo kartelat grafike – çipa me kapacitet dukshëm më të madh sesa mikroprocesorët konvencionalë.

Kompania e Huangut zbuloi se teknologjia, e krijuar për të përmirësuar cilësinë grafike të videolojërave, ishte shumë e përshtatshme për ndërtimin e modeleve të mëdha gjuhësore që fuqizojnë IA-në gjenerative.

Yulia Navalnaya: Kritike e patundur e Kremlinit

“Kundërshtari im politik është Vladimir Putin, dhe unë po përpiqem dhe do të bëj gjithçka që regjimi i tij të rrëzohet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Yulia Navalnaya, e veja e udhëheqësit të ndjerë opozitar rus, Alexei Navalny, në tetor.

Yulia Navalnaya gjatë një tubimi para Ambasadës ruse në Berlin.

Yulia Navalnaya gjatë një tubimi para Ambasadës ruse në Berlin.

Navalnaya, 48-vjeçare, e cila është ekonomiste, ka fituar simpatinë e publikut si pjesë e zotimit të saj për të vazhduar punën e bashkëshortit të saj, pasi ai vdiq në shkurt në një burg në Arktik.

Ajo ka lobuar kundër Qeverisë së Putinit nga jashtë vendit, përfshirë thirrjen e saj në ditën e zgjedhjeve në mars, që rusët të formojnë radhë të gjata jashtë qendrave të votimit në shenjë proteste.

Në korrik, Navalnaya, e cila jeton jashtë Rusisë, u shtua në listën e zezë të “terroristëve dhe ekstremistëve” nga Moska.

Gisele Pelicot: Ikonë feminizmi

Shtatëdhjetë e dy vjeçarja Gisele Pelicot ka qenë në qendër të një prej gjykimeve të profilit më të lartë në Francë, duke zënë kryetitujt e mediave nëpër botë.

Ish-bashkëshorti i saj, Dominique Pelicot, ka pranuar ta ketë droguar asokohe bashkëshorten e tij me qetësues, në mënyrë që njerëz të panjohur të mund ta abuzonin atë seksualisht në shtratin e saj për pothuajse një dekadë.

Më 19 dhjetor të këtij viti një gjykatë në Francë e dënoi Pelicotin me 20 vjet burgim për drogimin dhe përdhunimin e vazhdueshëm të atëherë bashkëshortes së vet Gisele Pelicot për gati një dekadë, si dhe për rekrutimin e burrave të tjerë për ta përdhunuar atë.

Dominique Pelicot, 72 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat gjatë gjyqit tremujor dhe i kërkoi falje familjes. Prokurorët kanë kërkuar dënime me burgim prej katër deri në 18 vjet edhe për 50 të pandehurit e tjerë në këtë rast.

Gisele Pelicot

Gisele Pelicot

Rasti ka hedhur dritë mbi sjelljet e burrave dhe dhunën kundër grave.

Në një hap që ka ngjallur mbështetje globale, Gisele Pelicot ka ngulmuar që gjykimi të jetë i hapur për publikun.

“Kam dashur që të gjitha gratë, të cilat janë viktima të përdhunimit, t’i thonë vetes ‘Zonja Pelicot e ka bërë këtë, kështu që mund ta bëjmë edhe ne’”, është shprehur ajo.

Lamine Yamal: Magjistar i futbollit

Një prej mbretërve të krahut të Spanjës, 17-vjeçari Lamine Yamal u bë yll global i futbollit, pasi formoi një pjesë të sulmit më shpërthyes të Kampionatit të sivjetmë Evropian të Futbollit, Euro 2024.

Ai dhe anësori tjetër adoleshent, Nico Williams, u lëvduan si magjistarët sulmues që shtynë përpara triumfin e katërt rekord të Spanjës në Euro.

Yamal, me fytyrë fëmijërore dhe proteza në dhëmbë, është produkt i ekipit të të rinjve të FC Barcelonës, dhe aktualisht është një prej talenteve më të mëdha të klubit të njohur.

Lamine Yamal

Lamine Yamal

Gjatë kampionatit Euro 2024, si 16-vjeçar ai u bë golashënuesi më i ri në historinë e garës, ndërsa festoi ditëlindjen e 17-të një ditë para finales.

“Pamë një gjeni, bëmat e një gjeniu”, tha trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, teksa fliste për lojtarin e tij gjatë turneut.

Yamal u shpall lojtari më i mirë i ri i kampionatit.

Charli XCX: Fenomeni “Brat”

Sensacioni i popit britanik, Charli XCX, veçse ishte një prej yjeve më mëdhenj të vitit 2024, me albumin e saj shumë të suksesshëm, “Brat” (Kopile).

Pastaj, Kamala Harris u fut në garën presidenciale amerikane, kur kishin mbetur vetëm edhe 100 ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Fryma e albumit të yllit 32-vjeçar të popit u asociua me Harrisin, kur mbështetësit filluan të aplikojnë filterin “brat” në fotografitë e kandidates demokrate.

Charli XCX

Charli XCX

Më pas, Charli XCX, emri i vërtetë i së cilës është Charlotte Emma Aitchison, vetë aprovoi një gjë të tillë, gjë që u përqafua shpejt nga ekipi i fushatës së Harrisit.

Në nëntor, pak ditë para se kandidatura e Harrisit të përmbyllej me humbje në zgjedhje, fjalori Collins e shpalli “Brat” si Fjalën e Vitit./REL

Video

Sot, në orën 14:00, në Hagë do të zhvillohet protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale. Video tregon pjesëmarrësit dhe atmosferën e tubimit, ndërsa organizatorët kërkojnë drejtësi dhe theksojnë se lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare dhe e pastër.

Familjet e pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi kanë thënë se kryeministri Benjamin Netanyahu është “pengesa e vetme” që i mban ata larg kthimit dhe arritjes së një marrëveshjeje paqeje. Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve: Ktheni Ata Tani shkroi në rrjetet sociale se sulmi i Izraelit ndaj Katarit javën e kaluar tregon se “sa herë që një marrëveshje afrohet, Netanyahu e saboton atë”. Komentet e grupit erdhën pasi Izraeli kreu një sulm ndaj drejtuesve të lartë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha, që Hamasi tha se vrau pesë anëtarë të tij dhe një zyrtar sigurie katari. Të shtunën, Netanyahu tha se eliminimi i liderëve të Hamasit në Katar “do të largonte pengesën kryesore” për lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës. Ai gjithashtu akuzoi Hamasin se ka bllokuar të gjitha përpjekjet për armëpushim me qëllim zvarritjen e luftës në Gaza.

? Kina thyen një tjetër rekord botëror me urën më të lartë në planet! Ura Huaijiang, një prej arritjeve më të mëdha inxhinierike të kohëve moderne, pritet të inaugurohet këtë muaj në provincën Guizhou. Me një lartësi marramendëse prej 624 metrash mbi tokë – pothuajse dyfishi i Kullës Eiffel – kjo urë e jashtëzakonshme vendos një standard të ri global.

Avishkar Rait, 16-vjeçari në Nepal që po udhëheq protestat Në një ceremoni shkollore në Shkollën e Mesme Angleze Holy Bell, Avishkar mbajti një fjalim të fuqishëm dhe të paharrueshëm, duke denoncuar hapur korrupsionin dhe mungesën e drejtësisë në vendin e tij. Ai u drejtua ndaj bashkëmoshatarëve dhe qytetarëve me këto fjalë: “Sot qëndroj këtu, qëndroj këtu me ëndrrën për të ndërtuar një Nepal të ri, me një zjarr shprese dhe pasioni që digjet brenda meje. Por zemra ime është e rëndë sepse kjo ëndërr duket se po zhduket. Ngrihuni dhe shkëlqeni, të ardhme të kësaj perandorie perandorake që po vjen. Unë, Avishkar Raut, drejtori i këtij instituti të përjetshëm perandorak, Shkolla e Mesme Angleze Holy Bell, ju mirëpres me krahë hapur në programin tonë të 24-t vjetor. E vendos veten para jush në këtë moment për të hedhur dritë brenda vetëdijes suaj duke shpuar limbusin e errët që rrethon mbi ju. Jam i pranishëm këtu sot për të përjetësuar një ndryshim monumental në rrjedhën e historisë. Nepali, nëna jonë, ky vend na lindi, na ushqye. Por çfarë kërkoi në këmbim? Vetëm ndershmërinë tonë, punën tonë të palodhur, kontributin tonë. Por çfarë po bëjmë ne? Jemi të kufizuar nga zinxhirët e papunësisë, duke parë një burim të gjerë mundësish. Jemi të bllokuar nga lojërat egoiste të partive politike. Korrupsioni ka thurur një rrjetë që po shuan dritën e së ardhmes sonë. Të rinj, ngrihuni! Ne jemi pishtarët e ndryshimit. Nëse ju nuk e ngrini zërin, kush do ta bëjë? Nëse ju nuk e ngrini zërin, kush do ta bëjë? Nëse ju nuk e ndërtoni këtë komb, kush do ta bëjë? Ne jemi zjarri që do të djegë errësirën. Ne jemi stuhia që do të zhdukë padrejtësinë dhe do të sjellë prosperitet. Paraardhësit tanë derdhën gjakun e tyre për të na dhënë këtë komb. Nuk mund ta shesim. Nuk mund ta humbasim. Ne jemi zjarri. Do ta djegim çdo dëshpërim. Tani, duhet të vendosim. A do ta bëjmë? Tani duhet të vendosim. A do të mbytemi në errësirën e dëshpërimit apo do të lindim si dielli i shpresës? A do ta bëjmë? A do ta ndryshojmë fatin e këtij kombi apo do ta lëmë të mbetet në pranga? Mbreti Birendra tha dikur: “Edhe nëse vdes, a do të jetojë vendi im?” Të gjithë të rinjtë, mbajini këto fjalë në zemrat tuaja dhe gdhendni një monument ndryshimi në rrjedhën e historisë. Nepali është i yni dhe e ardhmja e tij është në duart tona. Jai Yuga! Jai Nepal!”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme