Sociale 31 Dhjetor 2024, 09:25 Nga VNA

Shpenzime të ulëta për festa, shumica më pak se 100 euro

Ndaje në Whatsapp
Shpenzime të ulëta për festa, shumica më pak se 100 euro

Atmosfera e festave të fundvitit shoqërohet me shpenzime, të cilat shkojnë për dhurata, ushqime, udhëtime etj. Por një sondazh i Monitor me 504 persona përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting- Angazhimi i qytetarëve në raportim) me kampion rastësor dhe nuk përbën gjetje shkencore evidentoi se shumica do të shpenzojnë jo më shumë se 100 euro për të gjithë shpenzimet e festave.

Rezultatet e sondazhit treguan se 142 persona ose 28.2%, do të shpenzojë 50-100 euro, 27 për qind do të shpenzojnë 100-200 euro, rreth 20% kanë programuar 200-500 euro dhe një pakicë 11 për qind pohuan se do të shpenzojnë më shumë se 500 euro.

Një pjesë 13.9 për qind pohuan se do të shpenzojnë më pak se 50 euro.

Më së shumti shpenzimet do të përqendrohen për ushqimet e darkës tradicionale dhe dhurata. 62 për qind e të anketuarave pohuan se ndjehen të limituar financiarisht për shpenzimet që kërkon festa.

Shumica e shpenzimeve shkojnë për ushqim dhe pije

Të dhënat e sondazhit tregojnë se pjesa ma e madhe e shpenzimeve të shqiptarëve do të kanalizohen për ushqime dhe pije. 62 % e të anketuarave ose 314 persona pohuan se shpenzimet më të mëdha gjatë ndërrimit të viteve do të jenë për ushqime dhe për pije. Shumica e tyre pohuan se rritja e kostos së jetës ka qenë një sfidë e madhe për vitin e që shkoi.

Një kategori tjetër, 22 për qind pohuan se shpenzimet më të mëdha do të jenë për dhurata, një pjesë tjetër 9.7% pohuan se shpenzimet kryesore gjatë ndërrimit të viteve ishin për udhëtim dhe akomodim. Një pjesë tjetër 4.6 për qind pohuan se shpenzimet më të mëdha do të bëheshin për aktivitetet sociale (p.sh., festa, evente) etj.

62% të limituar në shpenzimet festive

Anketa tregoi se shumica, 62 % ndjehen të limituar për shpenzimet që kërkon festa e fund vitit. Një pjesë tjetër gati një e katërta pohuan se ndjehen në një masë të limituar për shpenzime dhe vetëm 18% pohuan se gjenden në vështirësi për shpenzimet e festës.

30 % nuk planifikojnë dhurata, shumica jo më shumë se 50 euro

Një pjesë e madhe e të anketuarve 30 për qind pohuan se nuk do të bëjnë asnjë dhuratë për fund vit dhe 17% pohuan se nuk ishin të sigurt. Pak më shumë se gjysma 53% pohuan se do të bëjnë dhurata.

Shumica e të anketuarve 52 % pohuan se do të bëjnë dhurata nga 20-50 euro, 20% pohuan se do të bëjnë dhurata 50 deri në 100 euro, 20 për qind më pak se 50 euro dhe vetëm 8% do të bëjnë dhurata me shumë se 100 euro.

Shumica, më shumë se 56% pohuan se nuk kanë shpenzuar për dekorime këtë vit dhe vetëm 43 për qind kishin blerë.

Aktiviteti kryesor i fetës për 93% mbetet darka tradicionalë./MONITOR

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme