Kronika 23 August 2024, 22:14 Nga VNA

Përplasja për vdekje e avokatit Leonard Dingo, reagon kreu i Dhomës së Avokatisë: Të zbardhet sa më parë ngjarja

Ndaje në Whatsapp
Përplasja për vdekje e avokatit Leonard Dingo, reagon kreu i

Në lidhje me ngjarjen e dy ditëve më parë në Durrës, ku një mjet ka përplasur për vdekje avokatin Leonard Dingo, ka reaguar kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia.

Haxhia ka kërkuar zbardhjen e veprës penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit.

Më herët ishin kolegët e avokatit të ndjerë ngritën dyshime se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimte, duke marrë parasysh çështjet që po mbronte Dingo.

Reagimi i Maksim Haxhisë:

Vdekja e avokatit Leonard Dingo, ngjarje e ndodhur mëngjezin e 21 gushtit ka vënë në lëvizje Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë e cila ka kërkuar që këtij hetimi ti shkohet deri ne fund për të shmangur çdo dyshim dhe keqinterpretim.

Nga hetimet paraprake dhe provat e vendngjarjes Policia ka konkluduar për një aksident rrugorë. I ndjeri Dingo ishte 63 vjeç me profesion avokat dhe anëtarë i dhomës së avokatisë Durrës.

Kreu i Dhomës Prof Doktor Maksim Haxhia ka marrë kontakt direkt me Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Drejtorin Vendore Durrës me drejtuesin Skënder Hitaj.

Si drejtues dhe në emër të dhomës, Profesor Haxhia ka kërkuar zbardhjen e veprës penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit. Nga ana tjetër në emër të policisë z.Hitaj ka garantuar se po punohet intensivisht për kapjen e autorit të dyshuar i identifikuar si një 23 vjeçar emigrant.

Në emër të të gjithë kolegëve dhoma e avokatisë së shqipërisë i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet familjes Dingo.

Për Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë

Kryetari

Prof Dr: Maksim Haxhia

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme