Kronika 23 August 2024, 16:03 Nga VNA

"Ca burri je ti, shkatërron familje", Erjon Goxhara tregon për përplasjen me Lorenc Kostën

Ndaje në Whatsapp
"Ca burri je ti, shkatërron familje", Erjon Goxhara tregon

Erjon Goxhara ka treguar ditën e ngjarjes që plagosi Lorenc Kostën se ka kryer rite fetare në xhami dhe më pas ka cuar vajzën tek Komuna, tek tezja.

Ai po drejtonte makinën kur ka parë Lorenc Kostën. Ai i ka folur dhe Goxhara thotë se zbriti nga makina dhe kanë bërë debat.

I thashe "Ca burri je ti, shkatërron familje". Ai me preku nga supi duke më thënë "unë ta jap me noteri që s'kam bërë gjë"", tregon Goxhara.

Goxhara pretendon se ai ka folur me ton kërcënues, edhe pse ky po kërkonte shpjegime per lidhjen me të shoqen.

"Lëviza makinën se rruga ishte me një sens lëvizje. Bëra rrethin dhe e pashë të marketi. Zbrita dhe e qëllova nga këmbët", vijon më tej ai. Goxhara iu ka shpjeguar hetuesve se gruaja e tij kishte  4-5 vjet qe punonte tek ERE.

"Kisha vënë re sjellje të dyshimta. E kam pyetur disa herë nëse kishte ndonje gje. I thashë se do ta mirekuptoja për çdo gjë. Më tregoi për një person në punë me të cilin kishte patur një raport intim me të" tregon ai. Goxhara pretendon se shoqja i kishte thënë se Lorenc Kosta e kërcënonte me heqje nga puna, duke i kërkuar të vijonin lidhjen, por që gruaja ka këmbëngulur se nuk ka ndodhur më.

"Kjo gjë solli  gjendje të rënduar emocionale, si për mua edhe per atë. Gruaja nisi të kishte kriza ankthi disa herë ka përfunduar në spital", ka shpjeguar Goxhara.

Ai ka thënë më tej se i kërkoi gruas ta telefonte Kostën dhe më pas ka folur ai më të ku kanë debatuar. Goxhara tregon se i ka shkruar një email gruas së Kostës ku i ka treguar historinë.

Më pas ka komunikuar në what's up ku I ka thënë, skam çfarë flas me ty, kam folur me burrin tim.

Kosta I ka shkruar Goxharës që nuk ka bërë mire që I ka shkruar gruas së tij.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme