Kronika 23 August 2024, 19:38 Nga VNA

Përplasi me makinë avokatin, policia identifikon dhe shpall në kërkim 22-vjeçarin. Kolegët e viktimës dyshojnë për aksident të qëllimshëm

Ndaje në Whatsapp
Përplasi me makinë avokatin, policia identifikon dhe shpall në

Dy ditë më parë një 22 vjeçar nga Tirana ka aksidentuar për vdekje një 63-vjeçar në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”.

Ditën e sotme policia rrugore thotë se identifikoi 22-vjeçarin Erjon Kacani banues në Tiranë dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin. Kacani menjëherë pas aksidentit u largua nga vendngjarja dhe braktisi automjetin në fshatin Kodër Arapaj. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë mësohet se viktima është avokati Leonard Dingo. Gjatë një reagimi publik, kolegët e tij avokatët ngrenë hije dyshime se vdekja e Leonard Dingos ka ardhur si pasojë e një krimi të mirëfilltë për shkak të detyrës dhe jo siç ka raportuar policia, si “aksident të zakonshëm”.

“Ka më shumë se 48 orë që në zonën e Golemit, Durrës ka ndodhur një aksident me tipare të një krimi, që ende nuk është zbardhur.

Avokati i mirënjohur Leonard Dingo ka ndërruar jetë si rrezultat i një aksidenti që ka ndodhur pranë shtëpisë së tij në një rrugë dytësore rreth orës 12:00 të datës 20 Gusht. Duke ditur çështjet sensitive që mbronte avokat Dingo dyshimet e arsyeshme të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm.

Deri tani është gjetur makina që ka bërë aksidentin e braktisur në zonën e Shëna Vlashit, është identifikuar targa dhe rrjedhimisht edhe pronari i makinës, por ajo që do t’i jepte rrugë zbardhjes së aksidentit ende është enigmë. Është kryer një krim dhe asnjë i dyshuar apo i ndaluar!”, kanë reaguar avokatët.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme