Sociale 21 June 2024, 09:07 Nga VNA

Pas denoncimit për plagjaturë, Taulant Muka akuza për 200 mijë euro tender ndaj rektorit Hoxha

Ndaje në Whatsapp
Pas denoncimit për plagjaturë, Taulant Muka akuza për 200

Ish zëvendësministri i Arsimit dhe studiuesi shkencor Taulant Muka ka vijuar me denoncimet ndaj rektorit Artan Hoxha. Tek Ora News,  Muka denoncoi se Bordi i Administritmit të Universitetit i ka dhënë tendera miliona lekësh kompanisë së dajës së Rektorit Artan Hoxha.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Muka, kompania e dajës së rektorit Artan Hoxha ka përfituar rreth 200 mijë euro tendera.

Edhe pse me aspektet financiare merret Administratori i UT dhe Bordi i Administrimit, dukshëm kanë favorizuar dajën e Rektorit duke i dhënë rreth 200,000 Euro tendera thote Muka.

"Pra, këta vjedhin paratë publike për të marrë tituj që nuk i meritojnë, punësojnë njerëz të paaftë duke i bërë dëm ekonomik vendit duke mos lejuar edhe zhvillimin e tij. sigurisht, vjedhin edhe atë para publike duke ua dhënë fondet dajave apo të afërmve të tyre.

Edhe në rastin e Artan Hoxhës, në vendimin e Birdit Administrativ ishte vënë re që i ishte dhënë një tender 200 mijë euro një shtëpie botuese nga daja i rektorit dhe ajo që u pa nga analiza që ishte bërë, ishte fakti që daja botues kishte marrë fonde nga Universiteti i Tiranës vetëm në momentin kur nipi i tij, Artan Hoxha kishte ardhur në krye të Universiteti."

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme