Sociale 19 June 2024, 20:27 Nga VNA

Një vit para zgjedhjeve, qeveria do të shpërblejë administratën me kredi për shtëpi

Ndaje në Whatsapp
Një vit para zgjedhjeve, qeveria do të shpërblejë

Një vit para zgjedhjeve, qeveria ka miratuar kuotat e përgjithshme të kredive të reja që do t’u japë të punësuarve në administratën publike. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Nuk është asnjëherë e mjaftueshme përkrahja për strehimin e qytetarëve, por në një kohë kur dihet botërisht se Administrata Publike në Shqipëri, nën qeverisjen e Rilindjes është kthyer në një administratë partiake në shërbim të pushtetit, qëllimi i kësaj përkrahje kuptohet lehtësisht përse bëhet.

Kthimi i administratës në shërbim të parties në pushtet është evidentuar edhe në raportet e OSCE-ODIHR, ku është thënë qartë se Administrata Publike është përdorur nga pushteti në mënyrë të paligjshme për të bërë vota përmes sistemit të famshëm të pratronazhimit.

Sipas këtij vendimi kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2024 janë, gjithsej, 300 dhe ndahen, si më poshtë vijon:

  1. a) 90 (nëntëdhjetë) për Ministrinë e Brendshme;

    b) 90 (nëntëdhjetë) për Ministrinë e Mbrojtjes;

    c) 30 (tridhjetë) për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

ç) 30 (tridhjetë) për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;

  1. d) 45 (dyzet e pesë) për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

    dh) 15 (pesëmbëdhjetë) për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Përfituesit sipas shkronjave “b”, “c”, “d” dhe “dh”, të pikës 1, të këtij vendimi, përzgjidhen në bazë kritereve të parashikuara në sistemin e pikëzimit të përcaktuar në tabelën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Përfituesit sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, përzgjidhen në bazë të kritereve të parashikuara në sistemin e pikëzimit të përcaktuar në tabelën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Përfituesit sipas shkronjës “ç”, të pikës 1, të këtij vendimi, janë punonjësit arsimorë në institucionet publike të arsimit parauniversitar, si pjesë e administratës publike, dhe përzgjidhen në bazë kritereve të parashikuara në sistemin e pikëzimit të përcaktuar në tabelën 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, dhe tabelat bashkëlidhur, përzgjedhja e tyre realizohet sipas sistemit të pikëzimit të përcaktuar nga institucioni përfitues, për të realizuar numrin e kuotave të përcaktuara.

Punonjësit e administratës publike të përzgjedhur përfitojnë kredi të lehtësuar me interes 0 (zero) %.

Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme