Sociale 19 June 2024, 09:07 Nga VNA

Temperatura ekstreme 50 gradë C, mbi 550 pelegrinë ndërrojnë jetë në Mekë

Ndaje në Whatsapp
Temperatura ekstreme 50 gradë C, mbi 550 pelegrinë ndërrojnë

Mbi 550 pelegrinë kanë vdekur gjatë Haxhit, pasi temperaturat përvëluese kapluan Mekën këtë vit.

323 nga ata që humbën jetën ishin egjiptianë, ku shumica prej tyre shfaqën shqetësime që lidheshin me nxehtësinë, i thanë AFP dy diplomatët arabë.

“Të gjithë ata [egjiptianët] vdiqën për shkak të nxehtësisë” përveç njërit që u lëndua gjatë një përplasjeje të vogël të turmës, tha një nga diplomatët, duke shtuar se shifra totale erdhi nga morgu i spitalit në lagjen Al-Muaisem të Mekës.

Të paktën 60 jordanezë kanë vdekur, thanë diplomatët, sipas The Guardian.

Diplomatët thanë se totali në morgun në Al-Muaisem, një nga më të mëdhenjtë në Mekë, ishte 550.

Më herët të martën, ministria e jashtme e Egjiptit tha se Kajro po bashkëpunonte me autoritetet saudite në operacionet e kërkimit për egjiptianët që ishin zhdukur gjatë Haxhit.

Autoritetet saudite kanë raportuar se kanë trajtuar më shumë se 2,000 pelegrinë që vuajnë nga stresi i shkaktuar nga nxehtësisë, por nuk e kanë përditësuar këtë shifër që nga e diela dhe nuk kanë dhënë informacion mbi viktimat.

Të paktën 240 pelegrinë u raportuan të vdekur nga vende të ndryshme vitin e kaluar, shumica prej tyre indonezianë.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe të gjithë myslimanët duhet ta kryejnë të paktën një herë.

Temperaturat arritën 51.8 Cat në Xhaminë e Madhe në Mekë të hënën, tha qendra kombëtare e meteorologjisë saudite.

Zyrtarët sauditë i kishin këshilluar pelegrinët të përdorin çadra, të pinin shumë ujë dhe të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Por shumë nga ritualet e Haxhit, duke përfshirë lutjet në malin Arafat që u zhvilluan të shtunën, përfshijnë qëndrimin jashtë për orë të tëra gjatë ditës.

Disa pelegrinë përshkruan se kishin parë trupa të palëvizshëm në anë të rrugës dhe mbingarkesë në shërbimet e ambulancës.

Rreth 1.8 milionë pelegrinë morën pjesë në Haxh këtë vit, 1.6 milionë prej tyre nga jashtë, sipas autoriteteve saudite.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme