Kronika 5 June 2024, 08:55 Nga VNA

Operacioni ndërkombëtar kundër organizatës shqiptare. Sekuestrohen 100 kg drogë

Ndaje në Whatsapp
Operacioni ndërkombëtar kundër organizatës shqiptare.

Dalin detaje të reja lidhur me operacionin ndërkombëtar të shtrirë në Belgjikë, Francë, Holandë, Gjermani, Itali dhe Austri kundër një organizate kriminale shqiptare që çoi në arrestimin e 17 personave ditën e djeshme. Sipas burimeve më të fundit, 11 prej të arrestuarve janë kapur në Belgjikë dhe 6 të tjerë në shtetet e tjera europiane me qëllim ekstradimin në Belgjikë.

Kërkimet kanë çuar në kapjen e 100 kg drogë të llojit kokainë dhe amfetaminë, armë zjarri, kimikate, jelek antiplumb dhe 265,000 euro para cash.

Pjesa e hetimit e drejtuar nga policia e Antwerp ka në shënjestër një grup trafikantësh të dyshuar të specializuar në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës që më pas transportoheshin në vende të ndryshme me mjete të pajisura me hapësira të fshehta. Hetimi nga policia gjyqësore ka të bëjë me një organizatë që mësohet se ishte aktive në importin e kokainës nga Amerika e Jugut dhe pastrimin e parave nga trafiku i kokainës.

Në Belgjikë u bënë 12 kërkime në Antwerp, Schoten dhe Sint-Niklaas. Ato u kryen në bashkëpunim midis policisë gjyqësore federale dhe policisë lokale në Antwerp.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme