Politika 5 August 2024, 13:37 Nga VNA

Ministri i ri i Mbrojtjes paditet për të dytën herë në SPAK, akuzohet për 62 milionë euro dëm

Ndaje në Whatsapp
Ministri i ri i Mbrojtjes paditet për të dytën herë në

Në më pak se një javë nga padia e parë, kreu i Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka paditur ministrin e ri të Mbrojtjes Pirro Vëngu. Padia në SPAK është bërë për periudhën kur z.Vëngu ishte drejtor  i Autoritetit Portual Durrës. Opozita e akuzon për disa shkelje ligjore që ish- drejtori i Portit të Durrësit ka bërë gjatë ushtrimit të detyrës. PD e akuzon Vëngun se ka favorizuar kompanitë koncesionare si dhe ka kryer 11 procedura tenderi në shkelje me ligjin.

Shkeljet e pretenduara sipas PD:

  • ‌(i) mosrealizim të të ardhurave për shkak të favorizimit të subjekteve private; (ii) shpërblime të pamerituara për punonjësit; (iii) shpenzime të panevojshme dhe të pajustifikuara për karburant; (iv) mosarkëtimi të borxheve të praprambetura; (v) shkelje flagrante në procedurat e prokurimit publik; (vi) mosrespektim të detyrimeve ligjore dhe kontraktore në kontratat për dhënie me qira të ambienteve/trojeve; (vii) favorizim në kundërshtim me ligjin i subjekteve që kryejnë përpunimin e mallrave; dhe (viii) mungesa e kontrollit dhe favorizimi i koncesionarëve që operojnë në Portin e Durrësit.
  • ‌Nga verifikimi i 11 procedurave të prokurimit publik, me vlerë 34 milionë euro, rezulton se janë kryer një sërë shkeljesh ligjore nga Drejtori i Përgjithshëm i APD-së, Pirro Vëngu. Karakteri sistematik dhe i përsëritur i këtyre shkeljeve me efekt tepër negativ për Buxhetin e Shtetit dhe në favor të subjekteve tregtare private, dëshmon për një veprimtari kriminale të organizuar dhe të qëndrueshme të shtetasit Pirro Vëngu, në cilësinë e titullarit të Autoritetit Portual Durrës.
  • ‌Nga auditimi i 72 kontratave për dhënien me qira të ambienteve dhe trojeve të depozitimit, rezulton se për tarifimin e subjekteve nuk respektohet VKM nr. 54, datë 05.02.2024 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”.
  • ‌ Nga verifikimi i kontratave me tre kompanitë që operojnë për kryerjen e përpunimit të mallrave (ngarkim-shkarkim), rezulton se janë favorizuar operatorin ekonomik dhe vënë në vështirësi financiare Portin e Durrësit.
  • ‌Nga verifikimi i kontratave me tre kompanitë koncesionare, konstatohet se nuk janë kryer investimet sipas parashikimeve kontraktore; ka mangësi në menaxhimin e sistemit për monitorimin e kontratës së konçesionit në terminalin e trageteve, çka ka sjellë ulje të ardhurave për Portin e Durrësit, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin kompanitë koncesionare.
  • ‌Sipas një analize të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve të shtetasit Pirro Vëngu është shkaktuar:a) dëm ekonomik prej 124.792.132 lekë, që përfaqëson shpërblime të padrejta, penalitete dhe pagesa për punime të pakryera gjatë zbatimit të kontratave.
  • ‌b) efekte negative në administrimin e fondeve publike për menaxhimin me ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet të tyre në vlerën prej 2.575.066.085 lekë, në zbatimin e procedurave të prokurimit publik, shpërblimet ndaj punonjësve, nga gjyqet për largimet e padrejta nga puna të punonjësve, mosshfrytëzimin e aseteve.
  • ‌c) të ardhura të munguara në vlerën 119.406.605 lekë në mos shfrytëzimin e aseteve të APD në përpunimin e mallrave rifuxhi, por janë përdorur kompanitë stivadore.
  • ‌“Në këto kushte, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara mbi prova, se Pirro Vëngu, ish-drejtor i Autoritetit Portual Durrës, dhe aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal”.

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme