Politika 4 August 2024, 14:59 Nga VNA

Të gjithë sytë mbi Himarën. Përse Rama e do me çdo kusht bashkinë? Pronat apo marrdhëniet me Greqinë

Ndaje në Whatsapp
Të gjithë sytë mbi Himarën. Përse Rama e do me

Himara do të “zgjohet” nesër me emrin e kryetarit të ri të Bashkisë. Gara është mes Vangjel Tavos së PS-së dhe Petro Gjikurisë të opozitës. Deri në mesditë 6 mijë qytetarë kanë shprehur vullnetin e tyre, ndërsa mijëra të tjera nuk kanë mundur të zgjedhin njeriun që do të drejtojë punët e Bashkisë, për shkak të kartave të skaduara. Askush nuk e thotë me siguri se cili prej kandidatëve do të rezultojë fitues, edhe pse në kampin e opozitës ka frikë, ndërsa siguria zotëron të socialistët. E duket se kjo siguri vjen nga ujërat që kanë rrjedhur në 17 muaj. Alfred Beleri kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimet për shitblerje votash. Edhe pse në kushtet e kufizimit të lirisë, ai u zgjodh kryebashkiak i Himarës, por nuk e mori dot detyrën, pasi nuk iu dha leje për tu betuar.  Cështja Beleri shkaktoi përplasje të forta mes Tiranës e Athinës zyrtare. Presionet e Athinës nuk u dëgjuan nga Edi Rama, i cili ia pasoi topin drejtësisë, duke thënë se cështja Beleri ishte cështje e drejtësisë.

Ndërkohë Bashkia u drejtua nga Jorgo Goro, deri ditën kur ai përfundoi prapa hekurave, sikurse Beleri nën dyshimet për korrupsion me pronat që lidhej me sipërfaqen e lakmuar ku bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhacka, Artan Gaci ka fituar statusin e investimit strategjik. Hetimet nisën pas një kallëzimi që Beleri bëri nga qelitë e paraburgimit.

Pas Goros, këshilli Bashkiak votoi Blerina Balën, por edhe ajo u dorëoq dy muaj më vonë, e burimet thonë se pati përplasje të forta jo publike me kryeministrin Rama. Arqile Bollano e pasoi atë, por brenda pak ditësh, një dosje që e implikonte atë  në tjetërsim pronash, doli në dritë.

Ndërsa ndodhnin gjithë këto zhvillime, Beleri përballej me drejtësinë, por në finale e humbi betejën, pasi u dënua me 2 vite burgim për shitblerje votash. Por, sic kurrë ska ndodhur më parë, duke qenë brenda në qeli u zgjodh deputet në Parlamentin Europian. Por duket se për Edi Ramën, gjithcka ishte në rregull, mjaft që kishte Bashkinë, ndaj Belerit iu dha një leje shpërblyese dhe u betua si eurodeputet.

Sot, të gjithë sytë mbi Himarën. A do t’ia dalë Edi Rama ta mbajë Himarën? Gjasat janë që po. Por pyetja e madhe që shtrohet është: përse e do me cdo kusht? Mbase për pronat?

Dita para zgjedhjeve vendore ishte vetëm fillimi i një procesi të vështirë ligjor, politik si dhe diplomatik, aq sa shkaktoi tension mes Shqipërisë dhe Greqisë fshqinje, ku kjo e fundit kërkoi lirimin e Fredi Belerit, pas ishte pjesë e minoritetit grek.

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme