Politika 4 August 2024, 10:47 Nga VNA

Tavo fton himariotët të votojnë, Gjikuria: Do jem kryetar i ardhshëm

Ndaje në Whatsapp
Tavo fton himariotët të votojnë, Gjikuria: Do jem kryetar i

Kandidati i PS-së për Kryebashkiak të Himarës, Vangjel Tavo  votoi rreth orës 10:30 në qendrën e votimit në Palasë.

"Procesi ka qenë shumë i qetë, uroj që ky proces të vijojë kështu deri në fund të procesit të votimit. i bëj thirrje të gjithë himariotëve të dalin masivisht në votime dhe të votojnë alternativën më të mirë”, tha Tavo.

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, votoi rreth orës 11:00 në zgjedhjet që po mbahen në Himarë për postin e kryebashkiakut. Ai për mediat theksoi dhe problemin me kartat e identitetit

“Ky është një problem. Socialistëve iu jepeshin kartat e identitetit brenda orës, ndërsa të tjerëve u thuhej ejani pas dy javësh. Gjithsesi nuk besoj se do të ndikojë kjo në procesin e zgjedhjeve. Unë do jem Kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Himarës”, tha Gjikuria.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme