Politika 5 August 2024, 08:53 Nga VNA

Socialistët fitojnë zgjedhjet dhe humbasin Himarën

Ndaje në Whatsapp
Socialistët fitojnë zgjedhjet dhe humbasin Himarën

, ish-deputet i Partisë Socialiste në kohën e Fatos Nanos, ish-deputet i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe së fundmi, kandidat i Partisë Socialiste të Edi Ramës për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë, do të jetë kryetari i Bashkisë Himarë për tre vitet e ardhshme por i duhet të qeverisë mes të tjerash edhe qytezën në të cilën i humbi zgjedhjet.

Himara votoi të dielën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama por gjithsesi asaj i duhet të pranojë kandidatin socialist, i cili fitoi falë votave të marra në shumicë në njësinë administrative Horë Vranisht si dhe në ish-komunën Lukovë.

Rezultati final është që Tavo mori 5022 vota ndërsa Gjikuria, një emigrant në SHBA, mori 3545 vota. Tavo fitoi me një diferencë prej 1477 votash, nga të cilat, 1024 i fitoi në Horë Vranisht.

Tavo i përket minoritetit grek të Shqipërisë dhe shtëpia e tij është zona e Dropullit në jug. Ai u zhvendos në Himarë, fillimisht si prefekt i Qarkut Vlorë dhe tani, si kryetar bashkie. Ironikisht ai duket se do të qeverisë bashkinë me votat e Horës dhe Vranishtit.

Zgjedhjet në Himarë u zhvilluan nën tensionin mes Shqipërisë dhe Greqisë si dhe nën tensionin mes një grupi biznesmenësh të cilëve, qeveria u referohet si “investitorë” ndërsa opozita i referohet si “oligarkë”. Rama, i cili e mbështeti fushatën e tij nën argumentin se ajo duhet të jetë një çështje lokale dhe jo një çështje referendumi për qeverisjen e tij, duket se fitoi falë makinerisë së tij elektorale, për të cilën ndjehet krenar, por kjo fitore duket se e lë atë pa të drejtë morale për të qeverisur Himarën.

Edhe kandidati i tij Vangjel Tavo, dukshëm duke ndjerë humbjen në njësinë Himarë, ftoi në orët e fundit para zgjedhjeve kundërshtarin që të bashkohet me të në rolin e nënkryetarit të bashkisë. Përgjigjja e Gjikurisë para zgjedhjeve ishte refuzuese.

Zyrtarisht shteti shqiptar nuk njeh minoritet grek në Himarë pavarësisht se në të shkuarën, një politikan përfaqësues i këtij komuniteti, Vasil Bollano, doli fitues dy herë përballë kandidatëve të partive të mëdha PD apo PS. Votat kundër PS-së në Himarë duket se lidhen edhe me historinë e persekutimit të krahinës gjatë kohës së komunizmit, por persekutimi nuk ishte i njëtrajtshëm në të gjithë fshatrat pasi disa nga fshatrat përbërës kanë qenë dhe vijojnë të mbesin mbështetëse të forta të Partisë së Punës dhe pasardhëses së saj, Partisë Socialiste.

Partia Socialiste dhe aleatja e saj në atë kohë, Lëvizja Socialiste për Integrim, vendosi në vitin 2015 që Bashkisë Himarë t'i bashkojë komunën Lukovë, e cila tradicionalisht ka qenë pjesë e Rrethit Sarandë, si dhe komunën Horë-Vranisht, e cila tradicionalisht ka qenë pjesë e Vlorës. Në kohën kur ky bashkim u krye, Horë-Vranishti dhe Himara nuk ishin ende të lidhura me një rrugë dhe lëvizja u pa si një gerrimanderim i hartës elektorale që synonte të balanconte votat kundër të Himarës, gjë që u vu re edhe në zgjedhjet e së dielës.

Marre nga Reporter.al

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme