
Kolegji Universitar “Bedër” pritet të mbyllë aktivitetin e tij. Sipas informacioneve të siguruara, institucioni nuk do të pranojë studentë të rinj për vitin akademik 2026–2027, ndërsa studentët aktualë do të përfundojnë studimet sipas një plani tranzicioni.
Burimet bëjnë me dije se studentët që kanë përfunduar vitin akademik do të vijojnë normalisht procesin e diplomimit, ndërsa ata që janë ende në vijim të studimeve janë transferuar ose po transferohen në universitete të tjera.
Arsyet e mbylljes nuk janë bërë publike. Ndërkohë, deri në këtë moment nuk ka një njoftim zyrtar nga drejtuesit e institucionit lidhur me vendimin për ndërprerjen e aktivitetit.
Kolegji Universitar “Bedër”, i themeluar në vitin 2011 nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, funksionon si institucion jopublik dhe jofitimprurës i arsimit të lartë. Faqja zyrtare e universitetit vijon të jetë aktive, por nuk përmban njoftime për pranime të reja për vitin akademik 2026–2027.






















