Lifestyle 23 Gusht 2025, 08:47 Nga VNA

Rreziku i fshehur në avionët civilë. Bateritë që shndërrohen në flakë e tym. Rast pas rasti

Ndaje në Whatsapp
Rreziku i fshehur në avionët civilë. Bateritë që

Pothuajse çdo pasagjer që hipën sot në një avion mban me vete disa bateri litium-ion – në telefonin e xhepit, laptopin e punës, karikuesin portativ apo edhe cigaren elektronike. Për shumicën janë të padëmshme, por kur diçka nuk shkon siç duhet, pasojat mund të jenë dramatike. Këtë e tregoi qartë një episod i fundit në bordin e fluturimit Delta Air Lines 1334, që u nis nga Atlanta për në Fort Lauderdale. Gjatë udhëtimit, nga një shportë shpine nisi të dilte tym dhe flakë, duke detyruar pilotët të shpallnin gjendjen e emergjencës dhe të devijonin në Fort Myers. Të 191 pasagjerët u evakuuan të sigurt, por shkaku – një powerbank personal – e bëri edhe më alarmante situatën.

Në qendrën kërkimore të FAA-së në New Jersey, inxhinierët e sigurisë kanë treguar se çfarë ndodh kur një bateri litium hyn në të ashtuquajturin “thermal runaway”. Fillimisht ajo mbinxehet, më pas qarku i brendshëm dështin, derisa struktura e baterisë shpërthen duke nxjerrë tym, flakë dhe gazra toksikë. Në një demonstrim për CNN, një karikues portativ i ngrohur mbi 300 gradë shpërtheu me shkëndija e flakë, duke djegur ulëset pranë dhe duke mbushur kabinën me re tymi. “Çdo zjarr në avion është një shqetësim serioz sepse nuk ka rrugë shpëtimi,” shpjegon Robert Ochs, drejtues i Seksionit të Sigurisë nga Zjarri në FAA.

Shuarja e një zjarri të tillë nuk është e thjeshtë. Zakonisht stjuardesat përdorin shuarësit me halon, të cilët janë pajisje standarde në avionë, por testimet tregojnë se flakët shpërthejnë përsëri pas pak sekondash. Zgjidhja më e mirë është që mbi pajisje të hidhet sa më shumë ujë apo lëngje jo-alkoolike, të mbledhura nga kuzhina e avionit. Megjithëse raste të tilla nuk janë të shpeshta, ato po rriten: sipas organizatës UL Standards and Engagement, ka deri në dy incidente në javë në avionë ose aeroporte, ndërkohë që mesatarisht çdo pasagjer sot udhëton me katër pajisje që përdorin këtë lloj baterie.

Për këtë arsye, rregullat janë bërë më të rrepta. FAA ka ndaluar mbajtjen e powerbank-ëve në bagazhet e dorëzuara, pasi atje janë të paarritshëm për t’u shuar në rast zjarri. Megjithatë, shumë pasagjerë i vendosin ende gabimisht në valixhet e kontrolluara. Në Kore të Jugut, pas një incidenti ku një avion i Air Busan u dogj në pistë dhe 27 persona u plagosën, autoritetet ndaluan mbajtjen e karikuesve portativë në dollapët e sipërm dhe ndaluan karikimin e pajisjeve gjatë fluturimit. Në SHBA, Southwest Airlines ka vendosur që powerbank-ët të mbahen gjithmonë në dukje dhe kurrë të mos përdoren në dollapët e sipërm.

Ekspertët këshillojnë pasagjerët të jenë të vëmendshëm: nëse një pajisje nxehet më shumë seç duhet, duhet njoftuar menjëherë ekuipazhi; nëse bie mes ulëses, nuk duhet shtyrë ulësja për të mos e shtypur baterinë; dhe mbi të gjitha, të shmangen pajisjet shumë të lira, që shpesh nuk kanë kaluar kontrolle të rrepta sigurie. Sepse, siç thotë Ochs, një zjarr nga bateria është i rrezikshëm edhe në tokë – por në 30 mijë këmbë lartësi, mund të kthehet në një katastrofë.

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme