Lifestyle 23 Gusht 2025, 20:51 Nga VNA

Dyshohet se s'ka testament/Si pritet të ndahet pasuria miliona euro e Pipo Baudos

Ndaje në Whatsapp
Dyshohet se s'ka testament/Si pritet të ndahet pasuria miliona euro e

Disa ditë më parë Italia i dha lamtumirën e fundit qytetarit të saj më të shquar, Pippo Baudo, i cili tani pushon në varrezat familjare në qytetin në provincën e Catanias, ku ka lindur në vitin 1936.

Aktualisht nuk dihet nëse ekziston një testament i tij, kështu që, përveç ndonjë udhëzimi specifik – nga të cilat mund të përfitonin, për shembull, sekretarja dhe asistentja e tij e përhershme Dina Minna dhe miku i tij avokat Giorgio Assumma – pasuria e prezantuesit, sipas ligjit, do të ndahet mes dy fëmijëve të tij, Alessandro dhe Tiziana.

Alessandro, që prej vitesh jeton në Australi dhe që, sipas deklarimeve të tij, nuk kishte shumë kontakte me të atin, por erdhi menjëherë në Itali për të marrë pjesë në funeral, ka lindur në vitin 1962 nga marrëdhënia e Baudos me Mirella Adinolfi. Për shumë vite ai kishte besuar se ishte djali i drejtuesit të Rai-t, Tullio Formosa, dhe vetëm në vitin 2000, kur u njoh zyrtarisht nga Pippo, mësoi të vërtetën. Nëna e vajzës së dytë, Tiziana, e lindur në vitin 1970, është Angela Lippi, me të cilën prezantuesi ka qenë i martuar nga viti 1970 deri në 1975.

Por sa është pasuria e Pippo Baudos dhe si përbëhet ajo? Është e pamundur të përcaktohet saktë, edhe pse, natyrisht, bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme.

Sipas gazetës Il Messaggero, vetëm nga drejtimi i 13 edicioneve të Festivalit të Sanremos, ai do të kishte fituar mbi 10 milionë euro (rreth 800.000 euro për çdo edicion), të cilave duhet t'u shtohen pagesat për shumë programe të tjera televizive gjatë dekadave dhe të drejtat për përdorimin e imazhit të tij. Edhe të ardhurat nga të drejtat e autorit për këngët që kishte shkruar, si “Donna Rosa” apo “W le donne”, kanë kontribuar në rritjen e pasurisë së tij. Përveç kësaj, ai merrte edhe një pension minimal, rreth 900–1000 euro në muaj.

Fitimet e bëra gjatë 40 viteve të karrierës së tij janë investuar kryesisht në pasuri të paluajtshme, pesë prej të cilave ndodhen në Romë, në zonën Prati dhe në qendrën historike, me një vlerë të përgjithshme tregu prej rreth 5 milionë euro.

Në Via della Vite, në lagjen Colonna, figurojnë në emrin e Baudos katër apartamente në të njëjtën godinë. Dy prej tyre, të bashkuara në një të vetme, shtrihen nga kati i tretë deri në të gjashtin dhe përbëhen nga 12.5 njësi banimi, me një vlerë prej rreth 2.165.853,29 euro. Dy të tjerët, në katin e parë dhe të dytë, vlerësohen me rreth 780.000 euro secili.

Këto prona nuk janë blerë drejtpërdrejt nga ai, por janë rezultat i një sekuestrimi gjyqësor të urdhëruar nga gjykata civile e Romës më 14 shtator 1985 ndaj shoqërisë së Alida Chelli, ish-bashkëshortes së Walter Chiari dhe partnere për shtatë vite e Baudos. Sekuestrimi ndodhi pikërisht pas ndarjes së saj nga prezantuesi, edhe pse arsyet e sakta nuk janë bërë kurrë publike.

Në Via della Giuliana, në lagjen Prati, ndodhet një tjetër pasuri me shtatë njësi banimi, që për vite me radhë ka shërbyer edhe si zyrë e Baudos, me një vlerë tregu që kalon një milion euro. Në Fiano Romano, gjithashtu kishte një tokë bujqësore prej 210 metrash katrorë.

Nuk mungojnë as pasuritë në Siçili, vendlindja e tij me të cilin kishte gjithmonë një lidhje të fortë. Në veçanti, në Sirakuzë ishte në pronësi të pesë tokave të cilat aktualisht duken të papunuara dhe me vlerë të vogël, dhe në Noto të dhjetë të tjera, mes të cilave fusha bujqësore, një plantacion bajamesh dhe dy vreshta, me një vlerë kadastrale të përgjithshme rreth 30.000 euro.

Investimet e tij në ndërtim nuk ndalen me kaq. Ai kishte pjesëmarrje me 20% në dy kompani ndërtimi: San Rocco srl dhe Torre Grifo srl, që merren me ndërtimin e objekteve banimi dhe jo-banimi.

Në listën e pronave që zotëronte Baudo nuk përfshihen shumë prej atyre që kishte blerë ndër vite dhe më pas i kishte shitur, si villa në Torre delle Stelle, në Maracalagonis, ku kaloi shumë kohë gjatë martesës me Katia Ricciarelli.

Mungon gjithashtu edhe godina që, siç ka rrëfyer vetë në shumë intervista, iu desh t’ia kalonte Silvio Berlusconit në vitin 1988 si dëmshpërblim për prishjen e parakohshme të kontratës me Fininvest, gjë që i mundësoi rikthimin në Rai. Godina ndodhet gjithashtu në Romë, përballë selisë së FAO-s, dhe pas blerjes nga Berlusconi u bë selia e Tg5.

Video

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Një tornado e fuqishme ka goditur rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

Një granatë dore e periudhë së Luftës ka shpërthyer sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, duke plagosur një 49-vjeçar. Gentian Yzellari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës me një mjet bujqësor ka aktivizuar aksidentalisht një granatë dore që ndodhej nën tokë. Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Yzellari po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Një pasagjer tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve. Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme