Kronika 3 Dhjetor 2025, 17:31 Nga VNA

Meta si Veliaj: Vendosja në kafaz trajtim çnjerëzor e degradues. Ish-presidenti paralajmëron bojkot të procesit gjyqësor

Ndaje në Whatsapp

Meta si Veliaj: Vendosja në kafaz trajtim çnjerëzor e

Gjatë seancës paraprake në Gjykatën e Posacme, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili u paraqit për herë të parë, ngriti pretendime për trajtim cnjerëzor dhe degradues.

 “Dua të sjell në vëmendje një fakt të pakontestueshëm: para pak ditësh unë kam qenë i pranishëm në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë të vendit dhe aty kam qenë i ulur, jo i mbyllur në kafaz. Nuk pati asnjë shqetësim, asnjë incident, asnjë arsye sigurie. Nëse gjykata më e lartë e Republikës së Shqipërisë ka vlerësuar se unë mund të paraqitem i lirë dhe me dinjitet para saj, është e pakuptimtë që në një gjykatë më të ulët të paraqitem si kërcënim për rendin publik. Ky standard i dyfishtë nuk qëndron dhe nuk mund të justifikohet”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se “standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë të qarta dhe të padiskutueshme: vendosja e të pandehurit në një kafaz është trajtim degradues, poshtërues dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 3 dhe nenin 6 të KEDNJ”. “Kjo strukturë metalike ku jam vendosur nuk është një detaj fizik i sallës, është një pengesë e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme për të ushtruar të drejtat e mia themelore dhe një pabarazi proçeduriale ulëritëse”, theksoi më tej ai.

Në të njëjtën valë me Veliajn është dhe ish-presidenti Ilir Meta, i cili mbahet në paraburgim prej 21 tetorit të 2024.

Përmes një kërkese të depozituar në GJKKO nga avokati i tij Kujtim Cakrani, Meta thotë se vendosja në kafazin e xhamtë përbën në vetvete trajtim cnjerëzor dhe degradues dhe kërkon marrjen e masave të menjëhershme që një trajtim i tillë të përfundojë dhe ti garantohet e drejta për process të rregullt ligjor, e drejta për mbrojtje efektive dhe gjykim sipas standarteve me të mira të vendosura nga GJEDNJ.

“I pandehuri është paraqitur në seancat gjyqësore të kësaj çështjeje në një kabinë xhami/kafaz metalik, i izoluar fizikisht dhe vizualisht nga pjesa tjetër e sallës.

Ky trajtim: e stigmatizon atë para trupit gjykues, publikut dhe mediave;krijon perceptimin e rrezikshmërisë dhe “fajësisë së paracaktuar”; ia pamundëson komunikimin e lirë, konfidencial dhe të menjëhershëm me avokatin; e trajton si objekt sigurie, jo si subjekt të së drejtës”, thuhet në shkresën e dorëzuar në gjykatë.

Cakrani kërkon që Ilir Meta duhet të ulet krah mbrojtësit të tij ligjor, me qëllim që të ketë mundësinë të komunikojë lirë dhe në mënyrë konfidenciale me avokatin, pasi në të kundërt i cënohet e drejta për mbrojtje efektive.

Avokati thotë se vendosja në kafaz e trajton “si objekt sigurie dhe jo si subjekt të së drejtës”.

Avokati i kërkon gjykatës konstatimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese dhe konvencionale të të pandehurit si pasojë e vendosjes së tij në kafaz/kabinë të mbyullur, ndërprerjen e menjëhershme të kësaj praktike në seancat e ardhshme dhe më e rendësishmja, vendosja e të pandehurit pranë avokatit të tij.

“Derisa të merren këto masa që kjo shkelje e dinjitetit njerëzor vendosur me qëllim poshtërues të hiqet ne nuk do të zhvillojmë seanca gjyqësore”, paralajmëron avokati.

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme