Kronika 3 December 2025, 14:22 Nga VNA

KLP cakton datën për zgjedhjen e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Ndaje në Whatsapp
KLP cakton datën për zgjedhjen e kreut të Byrosë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur që votimi për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) të zhvillohet më 9 dhjetor, në orën 11:00. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme, e cila u zhvillua me dyer të mbylluara dhe me praninë e përfaqësuesve amerikanë të OPDAT.

Anëtarët e KLP-së, përpara se të votojnë, do të shqyrtojnë pikët e marra nga të gjithë kandidatët gjatë procesit të konkurrimit, si dhe do të verifikojnë përmbushjen e kushteve formale.

Joni Keta u përzgjodh nga Komisioni i Posaçëm i SPAK mes një liste prej shtatë kandidatësh, ku përfshiheshin edhe Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Komisioni i Përzgjedhjes, në mbledhjen e datës 26 nëntor 2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë KLP-së emërimin e Jon Ketës në krye të BKH-së për një mandat 5-vjeçar.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme