Kronika 3 December 2025, 16:51 Nga VNA

SPAK sekuestron pasuritë e Nikolla Hafësllarit, i akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë

Ndaje në Whatsapp
SPAK sekuestron pasuritë e Nikolla Hafësllarit, i akuzuar për

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se ka paraqitur ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit në lidhje me procedimin pasuror që lidhet me sekuestrimin e pasurive të shtetasit Nikolla Hafësllari dhe personit të lidhur me të, Erjol Mekshi. 

Sipas SPAK, shtetasi Hafësllari akuzohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Ankimi i Prokurorisë së Posaçme është bërë kundër vendimit nr. 18, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Posaçme e Apelit, me vendimin nr. 262 datë 2.12.2025, vendosi ndryshimin e vendimit të mëparshëm dhe pranimin e kërkesës së SPAK për sekuestrimin e pasurive të personave në hetim.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:

Garazh nr. 6, kati -1, rruga “Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë

Garazh nr. 7, kati -1, po në të njëjtën adresë
Automjet i markës “Audi”, modeli A6, viti i prodhimit 2005
Apartament nr. 19/1, shkalla 2, kati III, me sipërfaqe 87.89 m², rruga “Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë
Apartament nr. 21, shkalla 2, kati III, me sipërfaqe 61.89 m², po në të njëjtën adresë

Për ekzekutimin e vendimit janë ngarkuar oficerët e Policisë Gjyqësore dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK). Administrimi dhe përdorimi i pasurive të sekuestruara do të kryhet nga administratorët e kësaj agjencie.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme