Kronika 3 December 2025, 10:46 Nga VNA

Arrestohet Nevzat Spaho, i dyshuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet Nevzat Spaho, i dyshuar si bashkëpunëtor në

Policia e Elbasanit arreston Nevzat Spahon, i dyshuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka në Elbasan.

“Në vijim të veprimeve operacionale të kryera në bazë dhe për llogari të hetimeve intensive që po kryhen për të dokumentuar ligjërisht autorësinë dhe rrethanat e vrasjes së kryer më datë 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit për ndalimin e shtetasit:

– N. S., 29 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’, kryer në bashkëpunim, dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’.”

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas kishte precedentë penalë për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje.

Ndërkaq, nga hetimet dyshohet se ai është përfshirë në ngjarjen e 30.11.2025, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. M. alias E. H.

I arrestuari është me precedentë të theksuar kriminal, ndërsa më herët janë arrestuar ish-ortaku i viktimës dhe roja i karburantit, si dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme