Kronika 31 August 2024, 19:30 Nga VNA

Nuk i mori djalin në kombëtare, presidenti i klubit Iliria të Fushë Krujës kërcënon kreun e FSHF Armand Duka

Ndaje në Whatsapp
Nuk i mori djalin në kombëtare, presidenti i klubit Iliria të

Policia ka arrestuar 5 persona si dhe janë në procedim penal dy të tjerë, për shkak se kanë kërcënuar presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Të arrestuarit në flagrancë janë Presidenti i Ilirisë së Fushë-Krujës, Nazmi Selmani dhe tre djemtë e tij futbollistë Adolf Selmani, Brajan Selmani dhe Santiago Selmani. Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë dy persona të tjerë.

Mësohet se motivi kishte të bënte me faktin se Presidenti i KF Iliria, Nazmi Selmani, e ka kërcënuar Dukën pasi nuk i ka marrë djalin në Kombëtare. Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, portier i Tiranës, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar në skuadra të ndryshme si Laçi në Shqipëri apo Boluspor në Turqi.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme