Kronika 31 August 2024, 12:14 Nga VNA

Bashkëjetuesi 24-vjeçar e dhunonte, vajza hidhet nga kati i dytë i banesës në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Bashkëjetuesi 24-vjeçar e dhunonte, vajza hidhet nga kati i

Një e re tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë ku jetonte, për shkak të dhunës që ushtronte ndaj saj bashkëjetuesi 24-vjeçar, i cili ka përfunduar prapa hekurave.

Njoftimi i Policisë:

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga kati i dytë i banesës, arrestohet 24-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, një shtetase ishte vetëhedhur nga kati i dytë i banesës, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkaktimi i vetëvrasjes" mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 130/a dhe 99 e 22 të Kodit Penal.

24-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme