Bota 20 Dhjetor 2024, 17:20 Nga VNA

Hungaria përplaset me Poloninë: Jep azil për ish-ministrin e Drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
Hungaria përplaset me Poloninë: Jep azil për ish-ministrin e

 

Polonia ka akuzuar Hungarinë për veprime armiqësore pasi kjo e fundit i dha azil politik një ish-zëvendësministri të drejtësisë polake të akuzuar për mashtrim ndaj shtetit.

Marcin Romanowski, 48 vjeç, përballet me 11 akuza në Poloni, përfshirë përvetësimin ose përpjekjen për të përvetësuar 40 milionë dollarë nga një fond drejtësie i destinuar për të ndihmuar viktimat e krimit. Ai ka shërbyer si zëvendësministër i drejtësisë nën qeverinë e mëparshme të udhëhequr nga partia Ligj dhe Drejtësi (PiS) midis viteve 2019 dhe 2023.

“Ne e konsiderojmë vendimin e qeverisë së Viktor Orban për t’i dhënë azil politik M. Romanowskit, një të dyshuari për vepra penale dhe të kërkuar sipas një urdhri europian arresti, si një akt armiqësor ndaj Republikës së Polonisë dhe parimeve të Bashkimit Europian,” shkroi ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski në rrjetin X, të enjten në mbrëmje.

“Ditën e nesërme do të shpallim vendimet tona,” shtoi ai.

Të premten, Ministria e Jashtme polake njoftoi se do të thërrasë ambasadorin hungarez në vend dhe do të kërkojë nga Komisioni Europian të nisë procedura kundër Budapestit nëse nuk përmbush detyrimet e tij si pjesë e BE-së.

Romanowski ishte përgjegjës për menaxhimin e fondit të drejtësisë gjatë qeverisë së mëparshme, e cila humbi pushtetin në zgjedhjet e vitit 2023. Një auditim zbuloi se vetëm 40% e fondeve ishin përdorur për viktimat e krimeve dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve, ndërsa pjesa tjetër ishte shpërndarë sipas dëshirës së ministrit, pa ndjekur procedurat konkurruese. Romanowski i mohon të gjitha akuzat.

Ai u arratis në Hungari, duke argumentuar se nuk do të kishte një gjykim të drejtë në Poloni për shkak të prokurorëve dhe gjykatësve të politizuar nga qeveria aktuale pro-BE e kryeministrit Donald Tusk.

Qeveria e Tusk po përpiqet të zhbëjë këto reforma, të cilat krijuan një sistem të ndarë gjyqësor mes gjykatësve të emëruar nga PiS dhe atyre të mëparshëm, disa prej të cilëve nuk i njohin emërimet e reja si legjitime. Romanowski dhe partia PiS kanë akuzuar qeverinë aktuale për emërime të paligjshme në përpjekje për të zhbërë reformat e mëparshme.

Romanowski ishte zhdukur për gati dy javë deri të enjten në mbrëmje, kur u zbulua se ishte në Hungari. Ai nuk kishte përdorur telefonat apo kartat bankare që nga 6 dhjetori dhe nuk ishte paraqitur në një seancë gjyqësore tre ditë më vonë, kur u vendos të mbahej në paraburgim deri në fillimin e gjyqit.

Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi të enjten se qeveria aktuale polake po e trajton Hungarinë si armik dhe se do të ofronte strehim për këdo që përballet me “persekutim politik” në Poloni.

Romanowski, një anëtar i grupit katolik konservator Opus Dei, mohon akuzat ndaj tij dhe deklaron se ndjek penalisht për arsye politike.

Kjo përplasje mes dy vendeve, që kanë pasur marrëdhënie të afërta për shkak të ideologjive të përbashkëta, ka shkaktuar tensione të reja, sidomos pas dallimeve mbi luftën në Ukrainë dhe qëndrimin ndaj BE-së.

Video

Presidenti amerikan Donald Trump priti të enjten në Zyrën Ovale një grup pastorësh ungjillorë dhe klerikësh të krishterë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga një ndihmës i tij, Trump shihet i ulur me sytë mbyllur ndërsa pastorët, luten për të dhe për ushtarët amerikanë “në këto kohë sfiduese”.

Ç’të jetë kjo “pik pik pik” që prek Borën dhe gratë e PS?

Video-animacion i publikuar nga ushtria izraelite që tregon bunkerin nëntokësor të Ali Khameneit, i ndërtuar nën kompleksin e udhëheqjes iraniane në Teheran, i cili sipas Izraelit u godit dhe u çmontua gjatë një sulmi ushtarak.

Një re e madhe tymi u pa duke u ngritur mbi horizontin e Riadit, mes konfliktit të vazhdueshëm në rajonin e Gjirit, të enjten, më 5 mars. Pamjet e filmuara nga një banor që po udhëtonte me makinë në një autostradë në kryeqytetin e Arabia Saudite tregojnë një re të errët tymi që ngrihet mbi një ndërtesë aty pranë të enjten. Arabia Saudite ka deklaruar se ka kapur tre raketa balistike të lëshuara drejt një baze ajrore, ndërsa Irani ka intensifikuar sulmet në të gjithë rajonin e Gjirit. “Tre raketa balistike të lëshuara drejt Prince Sultan Air Base u kapën dhe u shkatërruan”, njoftoi ministria saudite e Mbrojtjes në X. Marrë nga TRT Balkan

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme