Kronika 16 May 2024, 15:50 Nga VNA

Gjykata e Sarandës lë në fuqi masat për ish zyrtarët e ASHK dhe ish deputetin

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Sarandës lë në fuqi masat për ish zyrtarët e

Rreth 6 orë ka zgjatur seanca e njohjes me masat e sigurisë për 3 ish zyrtarë dhe 1 ish deputet, për të cilët Prokuroria e Sarandës ka ngritur akuzë penale.

Para Gjykatës së Sarandës kanë dalë sot për t’u njohur me masat e sigurisë të caktuara në mungesë ndaj tyre, ish Drejtoresha e ASHK Sarandë, Aida Demi 40 vjec, ish specialistët e ASHK Sarandë, Erald Lika 33 vjec dhe Ermen Stroka 34 vjec, të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Gani Hoxha, 61 vjec, i akuzuar për “falsifikim dokumentash”.

Prokuroria e Sarandës kishte paraqitur kërkesë në Gjykatën e Sarandës për caktimin e masës së sigurisë “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” për Demin dhe “Arrest në shtëpi” për Likën, Strokën dhe Hoxhën, masa të cilat u pranuan dhe caktuan më pas nga Gjyqtari Fatmir Ndreu në 13 maj. Policia e Sarandës dhe Tiranës ekzekutoi masat duke sekuestruar pasaportën e Demit dhe izoluar në banesat përkatëse Likën, Strokën dhe Hoxhën.

Para të njëjtit gjyqtar janë paraqitur sot prej orës 08.30 të katër personat bashkë me avokatët e tyre respektivë. Ata kanë kërkuar ndyshimin e masave të sigurimit të caktuara në mungesë ndaj tyre, por pas rreth 6 orë seancë, kërkesa është rrëzuar nga Gjyqtari Fatmir Ndreu, i cili ka lënë në fuqi vendimin e 13 majit për masat e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” për Aida Demin dhe “Arrest në shtëpi” për Erald Likën, Ermen Strokën dhe Gani Hoxhën.

Burime bëjne me dije se brenda pak ditësh, do të shortohet kërkesa e Prokurorisë për kalimin në gjyq të cështjes penale pasi hetimet kanë përfunduar.

Sipas Prokurorisë, “nga këto veprime të kundraligjshme të specialistëve dhe ish Drejtoreshes së ASHK Sarandë, është tjetërsuar një pasuri Truall me sipërfaqe 1000 m2 dhe godine katër kate me sipërfae ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sipërfaqe 1056 m2 aktivitet social ekonomik.

Kjo godinë disponohej dhe jepej me qira prej vitesh nga pronarët e vërtetë një subjekti të njohur tregtar në të gjithë teritorin e vendit i cili ushtronte aktivitet edhe në periudhën kur janë kryer procedurat e legalizimit”. Bëhet fjalë për truallin në pronësi të familjes Sejko nga Saranda, të cilën arriti ta kalojë në pronësi të tij, përmes veprimeve në ASHK Sarandë, ish deputeti i Partisë Demokratike Gani Hoxha.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme