Bota 1 Shkurt 2025, 07:59 Nga VNA

Gjermania/ Nuk kalon ligji për shtrëngimin e politikës së emigracionit i kërkuar nga CDU dhe i mbështetur nga e djathta ekstreme

Ndaje në Whatsapp
Gjermania/ Nuk kalon ligji për shtrëngimin e politikës së

  • Liderja Weidel: "Ndryshimi i vërtetë është i mundur vetëm me AfD-në". Priten protesta të reja kundër Alternative für Deutschland të shtunën dhe të dielën.

Bashkëpunimi CDU-AfD nuk qëndron. Pro shtrëngimit të rregullave votuan 338 deputetë, 12 më pak se 350 të nevojshëm për miratimin e tij. Ka pasur dezertime mes liberalëve: dy votuan kundër, pesë abstenuan dhe 16 munguan. Projektligji ishte mbështetur nga e djathta ekstreme, pas mocionit të miratuar të mërkurën me votat vendimtare të AfD-së.

Megjithëse në parlamentin gjerman propozimi i CDU-së për shtrëngimin e politikës migratore nuk arriti të sigurojë shumicën, mobilizimi kundër çdo forme bashkëpunimi me të djathtën ekstreme të AfD-së vazhdon. Për fundjavën janë planifikuar protesta në qytetet kryesore gjermane: nesër në Leipzig, Këln, Shtutgart dhe Mannheim, ndërsa të dielën në Berlin, Nuremberg, Kassel dhe Ulm.

Merz i mundur në Bundestag për shkak të mungesave dhe abstenimeve

Një nga votimet më të debatueshme në Bundestag përfundoi me rrëzimin e projektligjit të propozuar nga CDU-CSU për ashpërsimin e politikës migratore. Friedrich Merz, kandidati për kancelar i konservatorëve, nuk u ndihmua as nga mbështetja e Alternative für Deutschland (AfD) dhe grupit të Sahra Wagenknecht.

Sipas numërimit zyrtar të publikuar nga Bundestagu, 349 vota ishin kundër ligjit (dhe jo 350, siç ishte raportuar fillimisht gjatë seancës). Këto vota erdhën nga SPD (203), të Gjelbrit (115) dhe Die Linke (27); gjithashtu, dy vota kundër ishin nga liberalët e FDP-së dhe dy nga deputetë të pavarur. Nga ana tjetër, 338 vota pro erdhën nga CDU-CSU (184, pothuajse e gjithë grupi parlamentar), liberalët (67), AfD (75), grupi i Sahra Wagenknecht (7) dhe pesë deputetë të pavarur. Plot 16 deputetë të FDP-së nuk morën pjesë në votim. SPD, të Gjelbrit dhe Die Linke kishin pjesëmarrjen më të lartë në votim, me vetëm shtatë mungesa në total, duke arritur të fitojnë, ndërsa përveç 16 liberalëve, munguan edhe 12 konservatorë.

Liderja e AfD-së tha se ishte një "humbje e hidhur" për Friedrich Merz, ndërsa partitë e tjera ndodheshin në "kaos të plotë". "Merz u hodh në betejë si një tigër dhe përfundoi si një qilim në derë", tha ajo. "Merz u shpërbë plotësisht", përfundoi ajo.

AfD: 'Merz i mundur, nuk ka mbështetje nga partnerët e tij'

"Merz nuk ka mbështetje të mjaftueshme brenda grupit të tij parlamentar për politikën e tij të supozuar më të ashpër mbi migracionin. Partnerët e tij potencialë, të Gjelbrit dhe SPD, i shkaktuan një humbje të hidhur", shkroi në X eurodeputeti gjerman i AfD-së, René Aust, pasi Bundestagu rrëzoi propozimin e CDU-së për shtrëngimin e rregullave mbi migracionin. "Nëse AfD do të kishte fituar pak më shumë se 1% në zgjedhjet e fundit federale, sot kufizimi i fluksit të lirë të migrantëve do të ishte miratuar. Mësimi i sotëm është i qartë: AfD duhet të jetë sa më e fortë të jetë e mundur", shtoi ai.

Video

Melania Trump mohon çdo lidhje me Epstein…

Këto janë pamjet nga një ngjarja e rëndë që ndodhi në Vlorë, ku një vajzë 4-vjeçare u kafshuar nga një qen pitbull. Sipas pamjeve, qeni e ka kafshuar në kokë dhe e ka tërhequr zvarrë, derisa të pranishmit ndërhynë dhe arritën ta shpëtojnë fëmijën. Vogëlushja është jashtë rrezikut për jetën dhe ka dalë nga spitali.

Një punonjës i pakënaqur me rrogën dyshohet se i ka vënë flakën një magazine të madhe në Ontario, California. Zjarri u përhap me shpejtësi duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa mbi 170 zjarrfikës punuan për orë të tëra për ta vënë nën kontroll. I riu është arrestuar dhe, sipas hetimeve, kishte shprehur hapur pakënaqësinë për pagën, madje duke publikuar edhe video nga momenti i zjarrvënies.

Jo çdo ditë dëgjojmë për shqiptarë që lënë gjurmë në projektet që do të ndryshojnë historinë e njerëzimit. Ky është Albon Rexhepi, inxhinieri nga Maqedonia e Veriut që sot kontribuon në misionin Artemis II – hapi i radhës i NASA-s drejt rikthimit të njeriut në Hënë. Alboni tregon rrugëtimin e tij sfidues, përgjegjësinë e jashtëzakonshme për sigurinë e astronautëve dhe mesazhin e tij për të rinjtë… https://vna.al/sociale/shqiptari-nga-maqedonia-e-veriut-pjese-e-misionit-artemis-ii-te-nasa-i22318

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme