Sport 2 May 2024, 23:54 Nga VNA

Gjysmëfinalet e Europa League/ Roma viktima e radhës e Leverkusenit, Atalanta dhe Marseja ndahen në paqe

Ndaje në Whatsapp
Gjysmëfinalet e Europa League/ Roma viktima e radhës e Leverkusenit,

Bajer Leverkusen ka hedhur një hap shumë të sigurt drejt finales së Ligës së Europës, teksa ka mundur me shifrat 2-0 Romën në “Olimpico” në gjysmëfinalen e parë.

Skuadra e Çabi Alonsos ka dominuar plotësisht duelin, teksa ka krijuar më shumë lojë e raste përballë italianeve, duke treguar superioritetin e saj. Virtz në pjesën e parë pas një gafe të Karsdorp dhe Andrih me një supergol në të dytën, vulosën suksesin që afron ekipin gjerman me finalen e madhe.

Në ndeshjen tjetër, Atalanta e Berat Gjimshitit ka dalë me një barazim shpresëdhënës 1-1 nga “Velodrome” përballë Olimpik Marsejës. Skamaka dhe Mbemba ishin autorët e golave të ndeshjes së sotme që në pjesën e parë.

REZULTATET

OLIMPIK MARSEJË-ATALANTA 1-1

ROMA-BAJER LEVERKUSEN 0-2

28′ Virtz, 73′ Andrih

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme