Sport 30 Prill 2024, 17:42 Nga VNA

Analiza taktike e përplasjes Bjern-Real, gjigantët e Gjermanisë “minë me sahat” për spanjollët

Ndaje në Whatsapp
Analiza taktike e përplasjes Bjern-Real, gjigantët e Gjermanisë

Prestigjozja spanjolle “Marca’ i ka bërë një analizë të detajuar planit taktikë që Tomas Tuhel ka ndërmarrë në krye të Bajernit gjatë ciklit 2023-2024 në Ligën e Kampionëve. Analiza ka në fokus “sekretet” taktike të trajnerit gjerman, duke filluar nga prapavija e deri te Xhamal Musiala.

1.KORSITË E PRAPAVIJËS – Bajerni ka një mekanizëm konciz në planin e manovrave, shpërndarjet e topit drejt linjave. Joshua Kimish dhe Nusair Mazraui apo Alfonso Dejvis “ushqejnë” me krosime në zonë fazën ofensive, duke shkuar deri në limite. Ata shpesh marrin krahun në duelet një për një dhe më pas kthehen menjëherë shumë poshtë për tu mbyllur hapësirat në mbulim. Skemë e cila rezultoi efikase karshi Arsenalit në të dyja ndeshjet çerekfinale. Fakti që saktësia e anësorëve bavarezë është në përqindje të lartë, i shtonë atributet protagonistëve, të cilët mund ta gjejnë të papërgatitur mbrojtjen mike me dalje të vrullshme.

2.EFEKETI “MUSIALA” – Xhamal Musiala vlerësohet më të drejtë në kategorinë e dribluesëve më të aftë, përtej moshës. Fakti që “bambi” mbledh pas vetes disa lojtarë dhe më pas krijon të çara për shokët e ekipit nga qendra është një tjetër strategji efikase e Tuhelit. Po ashtu talenti gjerman është i aftë të godasë nga distanca apo të marrë krahun. Shpejtësi dhe precizoni i 21- vjeçarit jo në pak raste i shkatërroi strukturën e mbrojtjes Arsenalit, ndërsa kësaj radhe do ketë të bëjë me Antonio Rydiger me shokë.

3.GODITËSIT E LINJËS SË DYTË – Bajern Mynih nën “dirigjimin” e Tomas Tuhelit e ka veti për t’u zhvendosur taktikisht në kohë të shkurtër në module të ndryshme, nga statiku 4-2-3-1, në 3-4-3 apo 4-3-3. Leon Gorecka shërbyen si urë lidhëse në prapavijë për të krijuar rreshtimin me tri “shtylla” qendrore para Nojerit, teksa anësorit e mbrojtjes marrin karakteristika ofensive. Vlen të përmendet se 50% e golave të Bajernit në Championsit në ciklin ekzistues kanë ardhur nga linja e dytë. Tomas Myler, Leon Gporecka dhe Joshua Kimish e kanë sintetizuar në trajtën më të mirë forcën goditëse para katërkëndëshit mik. E gjithë tabloja në fjalë vë në dukje se Bajerni është një “minë me sahat” që mund t’i plas në drejtime të ndryshme Realit, pavarësisht se pikë referimi është Herri Kejn.

 

Video

Bilanci i viktimave civile nga fushata ushtarake në Liban po rritet, duke përfshirë një numër të madh fëmijësh. Më shumë se 200 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa rreth një në çdo dhjetë fëmijë është i zhvendosur.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar së fundmi një video në rrjetin social X, ku përpiqet t’i japë një ton humoristik luftës në Lindjen e Mesme duke krahasuar operacionet ushtarake ndaj Iranit me video-lojëra. Videoja mban titullin “Operacioni Zemërimi Epik” dhe shoqërohet me frazën “Undefeated” (“Të pamposhtur”). Në video ndërthuren pamje të goditjeve amerikane ndaj objektivave iraniane me skena dhe elemente të video-lojërave, duke reflektuar stilin që Shtëpia e Bardhë ka adoptuar pas rikthimit në pushtet të Donald Trump. Kjo mënyrë prezantimi ka shkaktuar reagime për përpjekjen për të lehtësuar vizualisht një temë të ndjeshme dhe globale.

Sa të kemi Evis Salën që mbron barazinë gjinore në OKB jemi në rrugën e duhur… Thjesht të vendosë PET scan në QSUT i ka mbet tani

Dy cisterna të huaja që transportonin produkte të naftës irakiane janë goditur në ujërat territoriale të Irak, pranë qytetit të Basra, dhe kanë marrë flakë. Në pamjet video shihen anijet e dëmtuara pas zjarrit, ndërsa drejtori i kompanisë së porteve irakiane, Farhan al-Fartousi, ka konfirmuar se janë ndërhyrë menjëherë për të shpëtuar ekuipazhet. Sulmi vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve në rrugët energjetike të Gjirit Persik dhe rrit frikën për ndërprerje të reja të trafikut detar dhe të furnizimeve globale me naftë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme