Sport 28 April 2024, 15:54 Nga VNA

Kukësi bie nga Kategoria Superiore! Teuta fiton duelin e mbijetesës dhe vulos rënien e verilindorëve

Ndaje në Whatsapp
Kukësi bie nga Kategoria Superiore! Teuta fiton duelin e mbijetesës

Pas më shumë se një dekade, Kukësi rikthehet në Kategorinë e Parë. Verilindorët, kampionë të Shqipërisë në sezonin 2016-2017, dy herë fitues të Kupës së Shqipërisë dhe një herë fitues të Superkupës, edicionin e ardhshëm do të luajnë në nivelin e dytë të futbollit shqiptar.

Rënia një kategori më poshtë dukej e sigurt prej disa javësh, por ishte matematika që u mbante shpresat  verilindorëve që tw qwndronin në Superiore. Dhe me rotacionin e gjerë që kishte bërë Devolli, Teuta e kishte shumë të thjeshtë të dominote e kërkonte me ngulm golin për të fituar sfidën.

Daci në pjesën e parë dhe në fund Boçi me penallti, siguruan shifrat 2-0 për durrsakët dhe dekretuan rënien e Kukësit.

Ndërkohë, vetë skuadra durrsake luan në javët e mbetura për të shmangur vendin e 8, atë që të çon në play-out për mbijetesën në elitë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme