Sport 28 Prill 2024, 20:43 Nga VNA

Derbi bëhet i kuq, senegalezi Maguette ndëshkon Tiranën në shtesë

Ndaje në Whatsapp
Derbi bëhet i kuq, senegalezi Maguette ndëshkon Tiranën në

Partizani triumfon 1-2 ndaj Tiranës në derbin e kryeqytetit, takim ky i luajtur në “Air Albania” dhe i vlefshëm për javën e 33-të të kampionatit. Duhej një hero senegalez si Maguette, që Partizani të triumfonte në derbin e katërt sezonal të kryeqytetit, duke lënë jashtë “Final4”, të paktën për momentin, një rivale historike si Tirana.

Numri 14 i të kuqe hapi dhe mbylli rezultatin e një përballjeje të zjarrtë dhe emocionuese, ku pati nga gjashtë kartonë të verdhe e nga dy të kuq për secilën skuadër, me Partizani e për atë që ofroi në fushë, sidomos në pjesën e dytë, e meritoi fitoren.

Derbi nisi (9’) me një pretendim për 11-metërsh nga Rrapaj, por Hamitaj e konsideron të rregullt ndërhyrjen e Micit.

Në të 13-tën ka një penallti në lëvizje për Rimal Haxhiun, por topi shkon mbi tra.

Ndizet festa e të kuqve në “Air Albania” pas vetëm çerek ore lojë. Derbi zhbllokohet me një gol fantastik i Maguette nga distanca, i ndihmuar edhe nga një devijim i topit.

Pak minuta më vonë, Cara shfaq probleme fizike dhe lë lojën për t’i bërë vend në fushë Kekos.

Fati është me Partizanin në të 27-tën minutë, Kristal Abazaj trondit traversën, topi përplaset në trupin e Pano Qirkos dhe shkon ngjitur me shtyllën.

41’ – Gooooool! Shpërblehet me gol këmbëngulja e Tiranën, Abazaj shtyn me kokë topin drejt rrjetës pas tentativës së Jonuzit, të kthyer nga Qirko, 1-1.

Pas golit të bardhebluve, ndeshja bëhet më e bukur. 39’ Partizani kap në kundërsulm Tiranën, me Rrapajn që godet fort nga distanca, topi i kthyer nga Kozi shkon te Keko, që në një pozicion të volitshëm godet keq.

Moment për Var në minutën e fundit të pjesës së parë.  Hamitaj nxjerr fillimisht kartonin e kuq për Hoxhallarin, për ndërhyrje të ashpër ndaj Kekos, por pas verifikimit të pamjeve në sistemin VAR, anulon kartonin dhe goditjen e lirë për Partizanin.

Pjesa e dytë nis me një moment tensioni mes sulmuesit Patrick dhe Muratajt të Partizanit, që ndëshkohen të dy me të verdhë.

Probleme fizike për Kozin (62’), që kërkon ndihmën e stafit mjekësor. Dy minuta më vonë (64’) Skuka dhe Keko kanë mundësinë për të shënuar, por ndërhyn mbrojtja bardheblu dhe portieri Kozi.

Kombinim i bukur Skuka-Bitsuka në të 74-tën, topi i devijuar nga Hoxhallari shkon në fundore.

Skuka gabon në kontrollin e topit në të 82-tën pas asistit të Hadrojit, humb një mundësi të shkëlqyer për të shënuar.

Hadroj shkakton faull ndaj Latifiit në limitet e zonës në të 84-tën, me të drejtë kartoni i verdhë dhënë nga Hamitaj.

Tri minuta para fundit të kohës së rregullt, Jonuzi merr karton e dytë të verdhë për ndërhyrjen ndaj Maguette, Tirana mbetet me 10 lojtarë.

Në superioritet numerik, Partizani ka forcën dhe qetësinë e duhur për të shkuar sërish te goli. I pabesueshëm Maguette më minutën e tretë shtesë, shënon golin e dytë personal dhe të fitores për Partizanin. Kartoni i dytë i verdhë i Hadrojit, në sekondat e fundit nuk ndryshoi asgjë, Partizani konfirmon dominim ndaj Tiranës në këtë sezon me tri fitore dhe një barazim, ndërsa seria pa fitore për bardheblutë në derbi shkon në shtatë ndeshje.

 

 

Tirana – Partizani 1-2 (shënues: Abzaj 41’/  Maguette 15′, 90+3′)

 

Video

Bilanci i viktimave civile nga fushata ushtarake në Liban po rritet, duke përfshirë një numër të madh fëmijësh. Më shumë se 200 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa rreth një në çdo dhjetë fëmijë është i zhvendosur.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar së fundmi një video në rrjetin social X, ku përpiqet t’i japë një ton humoristik luftës në Lindjen e Mesme duke krahasuar operacionet ushtarake ndaj Iranit me video-lojëra. Videoja mban titullin “Operacioni Zemërimi Epik” dhe shoqërohet me frazën “Undefeated” (“Të pamposhtur”). Në video ndërthuren pamje të goditjeve amerikane ndaj objektivave iraniane me skena dhe elemente të video-lojërave, duke reflektuar stilin që Shtëpia e Bardhë ka adoptuar pas rikthimit në pushtet të Donald Trump. Kjo mënyrë prezantimi ka shkaktuar reagime për përpjekjen për të lehtësuar vizualisht një temë të ndjeshme dhe globale.

Sa të kemi Evis Salën që mbron barazinë gjinore në OKB jemi në rrugën e duhur… Thjesht të vendosë PET scan në QSUT i ka mbet tani

Dy cisterna të huaja që transportonin produkte të naftës irakiane janë goditur në ujërat territoriale të Irak, pranë qytetit të Basra, dhe kanë marrë flakë. Në pamjet video shihen anijet e dëmtuara pas zjarrit, ndërsa drejtori i kompanisë së porteve irakiane, Farhan al-Fartousi, ka konfirmuar se janë ndërhyrë menjëherë për të shpëtuar ekuipazhet. Sulmi vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve në rrugët energjetike të Gjirit Persik dhe rrit frikën për ndërprerje të reja të trafikut detar dhe të furnizimeve globale me naftë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme