Kronika 2026-08-21 09:51:51 Nga VNA

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, Sokrat Vata dhe 10 të dyshuar dalin para gjykatës

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, Sokrat Vata dhe 10 të dyshuar

Sokrat Lipan alias Vata, i akuzuar për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, si dhe dhjetë të dyshuar të tjerë do të dalin përpara Gjykatës së Sarandës për masën e sigurisë. Ndaj Vatës rëndon akuza e vrasjes me dashje, kryer në bashkëpunim, ndërsa të dyshuarit e tjerë akuzohen për moskallëzim krimi apo përkrahje të autorit të dyshuar.

Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit të hetimit.

Turisti portugez Luis Miguel Varela Mendez u godit për vdekje me thikë nga Sokrat Vata, pasi më herët ishte konfliktuar në lokalin Principotes, në pronësi të Bekim Bulicës, me Danial Gjanën, ky i fundit në kërkim për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.

Më pas, portugezi u godit nga Vata dhe ndërroi jetë në një shezllong në plazhin Paradise. Në tentativë për t’u arratisur, ai u kap në bagazhin e makinës së dy shtetasve turq, po ashtu të arrestuar. Në ngjarje dyshohen të përfshirë edhe një efektiv policie, një polic burgu dhe një polic bashkiak. Për kapjen e Bekim Bulicës, pronarit të Principotes, dhe Daniel Gjanës po zhvillohen aksione në disa zona.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news