Bota 2026-07-20 19:00:16 Nga VNA

Trump ultimatum Iranit: “Kanë afat deri nesër në orën 08:00, përndryshe do të ketë pasoja të rënda”

Ndaje në Whatsapp
Trump ultimatum Iranit: “Kanë afat deri nesër në orën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një ultimatum të fortë ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani ka afat deri nesër në orën 08:00 për të arritur një marrëveshje, përndryshe do të përballet me pasoja të rënda.

Gjatë një prononcimi për gazetarët, Trump tha se negociatat po zhvillohen me mirëbesim, por paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda afatit, do të ketë goditje ndaj infrastrukturës iraniane.

“Ata kanë kohë deri nesër në orën 8, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Po negociojmë me mirëbesim. Pas orës 8 ata nuk do të kenë ura, stacione”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump shtoi se Shtetet e Bashkuara ndodhen në një pozicion të favorshëm dhe paralajmëroi gjithashtu masa ekonomike, duke përmendur vendosjen e tarifave në lidhje me Ngushticën e Hormuzit.

“Ne jemi fitues, ata kanë humbur. Do të vendosim taksa (në Ngushticën e Hormuzit)”, u shpreh ai.

Presidenti amerikan paralajmëroi edhe për mundësinë e një përgjigjeje të ashpër ushtarake ndaj Iranit, duke theksuar se nuk dëshiron të ndërmarrë një veprim të tillë, por se ai mund të sjellë “shkatërrim total”.

“Do t’u duhen 100 vjet për të rindërtuar vendin e tyre”, deklaroi Trump.

Në përfundim, ai ritheksoi se administrata e tij nuk do të lejojë në asnjë rrethanë që Irani të pajiset me armë bërthamore, duke e cilësuar këtë si një vijë të kuqe për Shtetet e Bashkuara.

Video

Një avion ngarkese Boeing 777-300ER i kompanisë Kalitta Air ka prekur pistën me pjesën e pasme gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Cincinnati/Kentucky Verior. Pas këtij incidenti, mjeti ajror arriti të ngrihej sërish për të bërë një xhiro dhe u ul i sigurt pak më vonë. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka nisur menjëherë një hetim zyrtar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje. Klikoni artikullin për të mësuar më shumë detaje rreth manovrës së pilotëve dhe gjendjes së avionit.

Një stuhi e fuqishme me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta ka goditur sot Shkupin, duke shkaktuar kaos dhe dëme të mëdha materiale. Erërat e forta kanë rrëzuar pemë mbi automjete të parkuara në qendër të qytetit, si dhe kanë dëmtuar çati e semaforë. Ndërkoh shumë rrugë kryesore kanë mbetur të bllokuara.

Nis protesta e 52 e qytetarëve. Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë.

Sepse në Londër shteti nuk të pret ta mbarosh ndërtimin pa leje dhe pastaj ta shemb.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news