Sport 2025-11-07 10:52:00 Nga VNA

Shqipëria gati për betejat vendimtare të Botërorit 2026, Sylvinho publikon listën me surpriza

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria gati për betejat vendimtare të Botërorit 2026,

Kombëtarja shqiptare e futbollit është gati për dy sfidat e fundit dhe më të rëndësishme të fazës kualifikuese të Botërorit 2026, që do të vendosin fatin e kuqezinjve për një biletë në fazën play-off.

Shqipëria do të përballet më 13 nëntor me Andorrën në transfertë, ndërsa më 16 nëntor do të presë Anglinë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Trajneri Sylvinho ka zbuluar listën e lojtarëve të grumbulluar, ku nuk mungojnë rikthimet dhe surprizat.

Rikthime dhe mungesa

Ardian Ismajli rikthehet në mbrojtje pas mungesës në tetor për shkak dëmtimi.
Mungesa më e madhe është Marash Kumbulla, i cili edhe pse ka nisur stërvitje me Mallorcën, nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për dy sfidat vendimtare.

Skenarët kualifikues

Shqipëria mund të sigurojë play-off-in nëse: fiton ndaj Andorrës dhe Anglia mposht Serbinë po atë ditë në “Wembley”.

Grumbullimi i ekipit nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku skuadra do të përgatisë ndeshjen e parë ndaj Andorrës.

Ndjekja e ndeshjeve

Dy përballjet vendimtare do të transmetohen drejtpërdrejt në DigitAlb, me interesin e jashtëzakonshëm të tifozëve shqiptarë që pritet të shoqërojë ekipin drejt ëndrrës së madhe.

Lista e plotë e të grumbulluarve

Portierë:

Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës:

Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë:

Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues:

Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news