Sport 2026-05-11 07:13:00 Nga VNA

Barcelona kampione e Spanjës, katalanasit “gjunjëzojnë” Real Madridin

Ndaje në Whatsapp
Barcelona kampione e Spanjës, katalanasit

Barcelona është kampione e Spanjës për të dytin sezon radhazi dhe për të 29-ën herë në histori. Ekipi katalanas e arriti këtë sukses në një mënyrë historike, duke mposhtur me shifrat 2-0 rivalin e saj të përjetshëm, Real Madridin.

Ishte një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund nga skuadra e Hansi Flick, që shënoi që në minutën e 9-të me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë spektakolare nga Rashford.

Vetëm nëntë minuta më vonë ishte Ferran Torres, i cili i asistuar plot klas nga Dani Olmo, mundi të shënonte për 2-0, duke e çuar ndeshjen sipas planeve të trajnerit gjerman.

Në minutat në vijim katalanasit u treguan të kujdesshëm, duke e qarkulluar topin më së shumti në zona të sigurta dhe neutralizuar në këtë mënyrë yjet e Real Madrid.

Skuadra e Arbeloas u duk shumë e kontraktuar dhe e pafuqishme në këtë ndeshje, duke krijuar shumë pak mundësi për të merituar më shumë.

Me këtë fitore, Barcelona kurorëzon një rrugëtim perfekt në La Liga, duke triumfuar pas plot peripecish. Ky është edhe trofeu i vetëm sezonal që i kishte mbetur katalanasve për të fituar.

Nga ana tjetër, Real Madridi përmbyll një nga sezonet më katastrofike të viteve të fundit, duke mos fituar asnjë trofe, me dëmtime, më sherre në ekip dhe me ndërrime të çuditshme trajnerësh.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news