Rajoni 2026-08-25 16:16:00 Nga VNA

Spiunazh për llogari të Serbisë/ Aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, mori 5 mijë euro për planin që synonte ndërhyrjen në zgjedhjet e Kosovës

Ndaje në Whatsapp

Spiunazh për llogari të Serbisë/ Aktakuzë ndaj Fatmir

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për veprat penale të spiunazhit dhe shantazhit. Sheholli, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar, akuzohet se ka bashkëpunuar me Shërbimin Informativ të Serbisë, BIA.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Sheholli dyshohet se ishte rekrutuar nga BIA dhe vepronte nën direktivat e Bojan Dimiç, drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Prokuroria pretendon se Sheholli ka mbledhur dhe përcjellë përmes telefonit të dhëna, informacione dhe dokumente që lidheshin me aktivitetet politike, situatën e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ka zbatuar edhe një plan konkret të përgatitur nga një zyrtar i BIA-s, që kishte si qëllim dëmtimin e interesave të Kosovës dhe ndërhyrjen në zgjedhjet e 12 tetorit 2025.

Më 26 shtator 2025, Sheholli dyshohet se udhëtoi drejt Mitrovicës së Veriut, ku pranë Shkollës Teknike mori nga një person ende i paidentifikuar materiale audio dhe transkripte të bisedave të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Sipas Prokurorisë, materialet synonin komprometimin e zyrtarëve, ndërsa Sheholli mori edhe 5 mijë euro si shpërblim për realizimin e detyrës.

Në vijim, sipas aktakuzës, materialet iu dorëzuan gazetarit Milaim Zeka së bashku me 1 mijë euro. Prokuroria pretendon se Sheholli e kishte udhëzuar atë edhe për mënyrën dhe kohën e publikimit të materialeve në emisionin “Pa Rrotlla”, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve lokale.

Sipas organit të akuzës, këto veprime kanë dëmtuar interesat shtetërore të Kosovës, kanë synuar diskreditimin e institucioneve dhe zyrtarëve të tyre dhe kanë mundësuar ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të një shërbimi të huaj informativ në procesin zgjedhor.

Fatmir Sheholli akuzohet gjithashtu për shantazh. Sipas Prokurorisë, nga viti 2022 deri në vitin 2025 ai dyshohet se ka shantazhuar A.J., pronar të një biznesi, duke e detyruar të vepronte në dëm të pasurisë së tij në një shumë që tejkalon 13 mijë euro.

Në aktakuzë pretendohet se Sheholli i kërkonte biznesmenit para në formë huazimi, duke e kërcënuar se në të kundërt do të publikonte në media video dhe informacione që mund t'i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news