Rajoni 2026-08-13 18:57:48 Nga VNA

Kriza politike në Kosovë/ Abdixhiku tërhiqet nga postet: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, LDK kalon në opozitë

Ndaje në Whatsapp

Kriza politike në Kosovë/ Abdixhiku tërhiqet nga postet: Le

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndryshuar qëndrim në negociatat për zgjidhjen e ngërçit institucional, duke hequr dorë nga kërkesat për poste dhe nga mundësia e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas një mbledhjeje rreth tri orëshe të Grupit Parlamentar, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se partia e tij tërhiqet nga të gjitha postet e diskutuara më herët, duke ia lënë Vetëvendosjes përgjegjësinë për krijimin e institucioneve.

“Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje”, është shprehur Abdixhiku, duke sinjalizuar se LDK-ja do të qëndrojë në opozitë.

“Kemi hequr dorë nga të gjitha postet, qoftë kryetarin e Kuvendit, qoftë tri ministritë e ofruara në takim me Kurtin, qoftë edhe postin e Presidentit. Ne mbështesim krijimin e institucioneve dhe zgjedhjen e një presidenti konsensual për ta zhbllokuar krizën”, deklaroi kreu i LDK-së.

Abdixhiku theksoi se, pavarësisht tërheqjes nga negociatat për bashkëqeverisje, LDK-ja nuk synon të bëhet pengesë për zgjidhjen e krizës institucionale. Partia është e gatshme të marrë pjesë në diskutimet dhe votimin për një kandidat konsensual për President të Kosovës.

“Meqë LVV-ja po vlerëson se s’ka nevojë për partner, s’do ta ketë as si dekor. Do të qëndrojmë në opozitë dhe do ta ushtrojmë këtë përgjegjësi me dinjitet. Pavarësisht këtij qëndrimi, s’do ta shndërrojmë zhgënjimin politik në bllokadë. Jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjedhjen e një presidenti që mbron interesat e Republikës”, tha Abdixhiku.

Me këtë qëndrim, LDK-ja ia lë Vetëvendosjes barrën për formimin e institucioneve, ndërsa deklaron se do të kontribuojë vetëm në arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news