Sociale 2025-12-09 14:16:00 Nga VNA

Turizëm mbi fekale: plazhet shqiptare në listën e ndotjes kritike

Ndaje në Whatsapp
Turizëm mbi fekale: plazhet shqiptare në listën e ndotjes kritike

Teksa propaganda e qeverisë bën jehonë për numrin e lartë të turistëve dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë, raportet shtetërore tregojnë një realitet krejt të kundërt. Shqipëria ka ende plazhe të kategorisë së keqe, për të cilat kërkohet marrja e masave të menjëhershme.

Plazhet me cilësi jo të mirë, që i përkasin kategorisë D – cilësi e keqe/masa të menjëhershme – janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin–Pogradec. Kjo ndodh për shkak se në plazhet shqiptare derdhen ujëra të ndotura urbane.

“Për përmirësimin e cilësisë të plazheve të ndotura kërkohet marrja e masave për trajtimin e ujërave të ndotura urbane përpara derdhjes në ujërat pritëse, si shkaktari kryesor i ndotjes së tyre”, thuhet në raportin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Instituti i Shëndetit Publik, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, ka kryer monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së ujërave bregdetare të larjes gjatë sezonit turistik 2024.

Burimet e ndotjes së ujërave të larjes janë numri i lartë i pushuesve, sidomos në pikun e sezonit por edhe gjatë muajit shtator, derdhja e ujërave sipërfaqësore dhe shkarkimet e ujërave urbane të patrajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, si dhe prania e mbetjeve urbane inerte.

Ndotja e ujërave bregdetare ka ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis, duke konsistuar në prishjen e ekosistemeve, eutrofikimin dhe dëmtimin e akuakulturës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news