Sociale 2026-04-25 13:02:00 Nga VNA

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet

Ndaje në Whatsapp

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës vendos çmime

Bordi i Transparencës ka publikuar sot vendimin e radhës për çmimet e tregtimit të karburanteve në vend, duke reflektuar një tjetër rritje të naftës në tregun vendas.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës është rritur duke u fiksuar në 206 lekë për litër në shitje me pakicë, ndërsa benzina do të tregtohet jo më shumë se 181 lekë për litër.

Çmimet e reja:

Në vendimin e datës 26 prill 2026, Bordi ka përcaktuar:

Nafta (gazoil, standardi SSH EN 590)

Shitja me pakicë: jo më shumë se 206 lekë/litër

Shitja me shumicë: jo më shumë se 194 lekë/litër

Benzina (standard SSH EN)

Shitja me pakicë: jo më shumë se 181 lekë/litër

Shitja me shumicë: jo më shumë se 169 lekë/litër

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, në orën 14:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet të rishikohen sërish në varësi të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare.

Në praktikë, vendimet e Bordit vijojnë të përcaktojnë kufijtë maksimalë të tregtimit të karburanteve në vend, në një treg ku ndryshimet e çmimeve kanë ndikim të drejtpërdrejtë në koston e jetesës.

Video

Gjatë vizitës së Al Nassr në Iran, Cristiano Ronaldo realizoi ëndrrën e artistes Fatemeh Hamami, e cila, pavarësisht aftësive të kufizuara fizike, krijon portrete të jashtëzakonshme duke përdorur vetëm këmbët. Pasi mori si dhuratë dy portrete të punuara nga ajo, Ronaldo e përqafoi, e përgëzoi për talentin e saj dhe i dhuroi një fanellë të firmosur të Al Nassr me numrin 7. Një gjest i thjeshtë, por plot respekt dhe humanizëm, që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Lajmi plotë tek linku në komentin e parë

Droni ukrainas godet një nga rafineritë më të mëdha ruse Një dron ukrainas ka goditur rafinerinë e naftës në Tyumen, në perëndim të Siberisë, në një sulm që raportohet se ka depërtuar rreth 2 mijë kilometra brenda territorit rus. Pamjet e publikuara tregojnë momentin e goditjes së objektivit, ndërsa rafineria e Tyumenit, me kapacitet përpunimi deri në 8 milionë tonë naftë në vit, konsiderohet një nga pikat strategjike të industrisë energjetike ruse. Sulmet ukrainase ndaj infrastrukturës së naftës në Rusi janë intensifikuar gjatë muajve të fundit, me synim dobësimin e kapaciteteve logjistike dhe furnizimit me karburant.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news