Sociale 2026-04-20 14:17:00 Nga VNA

Çmimi i ulët dhe importet godasin fermerët e Maliqit, hedhin qepën në kanal

Ndaje në Whatsapp

Çmimi i ulët dhe importet godasin fermerët e Maliqit, hedhin

Fermerët e fushës së Maliqit, veçanërisht në fshatrat Pirg dhe Zvirinë, po përballen me vështirësi të mëdha në shitjen e prodhimeve bujqësore.

Prodhimi i qepës ka mbetur i pashitur, ndërsa për shkak të mungesës së tregut, sasi të konsiderueshme po dëmtohen dhe përfundojnë duke u hedhur. Sipas fermerëve, çmimi që ofrohet aktualisht nga tregtarët, rreth 20 lekë për kilogram, është tepër i ulët dhe nuk mbulon kostot e prodhimit.

Ata theksojnë gjithashtu se kërkesa në treg është e dobët, kryesisht si pasojë e rritjes së importeve, të cilat po konkurrojnë drejtpërdrejt prodhimin vendas.

Të zhgënjyer nga kjo situatë, disa prej fermerëve kanë ndërmarrë protesta simbolike, duke hedhur prodhimin në parcela dhe kanale, si shenjë revolte ndaj kushteve të vështira në sektorin bujqësor.

Fermerët i bëjnë thirrje shtetit të ndërhyjë, duke mbështetur prodhimin vendas dhe duke krijuar kushte më të favorshme për tregtimin e produkteve bujqësore në tregun vendas.

Video

Anthony Joshua mposhti Kristian Prengën me nokaut teknik në raundin e dytë, por pas përfundimit të duelit dhuroi një moment që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Britaniku mori dhe hodhi mbi supe flamurin shqiptar, duke treguar respekt për kundërshtarin dhe tifozët kuqezi. Një gjest sportiv që u vlerësua nga të pranishmit dhe që tregon se rivaliteti mbetet vetëm brenda ringut.

Gjatë vizitës së Al Nassr në Iran, Cristiano Ronaldo realizoi ëndrrën e artistes Fatemeh Hamami, e cila, pavarësisht aftësive të kufizuara fizike, krijon portrete të jashtëzakonshme duke përdorur vetëm këmbët. Pasi mori si dhuratë dy portrete të punuara nga ajo, Ronaldo e përqafoi, e përgëzoi për talentin e saj dhe i dhuroi një fanellë të firmosur të Al Nassr me numrin 7. Një gjest i thjeshtë, por plot respekt dhe humanizëm, që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Lajmi plotë tek linku në komentin e parë

Droni ukrainas godet një nga rafineritë më të mëdha ruse Një dron ukrainas ka goditur rafinerinë e naftës në Tyumen, në perëndim të Siberisë, në një sulm që raportohet se ka depërtuar rreth 2 mijë kilometra brenda territorit rus. Pamjet e publikuara tregojnë momentin e goditjes së objektivit, ndërsa rafineria e Tyumenit, me kapacitet përpunimi deri në 8 milionë tonë naftë në vit, konsiderohet një nga pikat strategjike të industrisë energjetike ruse. Sulmet ukrainase ndaj infrastrukturës së naftës në Rusi janë intensifikuar gjatë muajve të fundit, me synim dobësimin e kapaciteteve logjistike dhe furnizimit me karburant.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news