Sociale 2026-04-11 08:24:48 Nga VNA

Inflacioni mund t’i japë fund “lulëzimit” të tregut të pronave

Ndaje në Whatsapp
Inflacioni mund t’i japë fund “lulëzimit” të

Një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike në vitet e fundit ka qenë sektori i pasurive të paluajtshme. Kërkesa e lidhur sidomos me turizmin ka sjellë shtim të investimeve në zonat bregdetare dhe në kryeqytet, duke i dhënë hov një cikli të ri të rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme.

Rritja e çmimeve në vetvete u bë një lloj katalizatori, duke forcuar perceptimin se pronat janë një investim i mirë.

Një rol të rëndësishëm në këtë cikël ka pasur padyshim edhe kredia bankare për prona, që në vitet e fundit ka arritur vlera rekord.

Kredia për shtëpi u rrit për të shtatin vit radhazi në 2025. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 64.4 miliardë lekësh, ose rreth 658 milionë eurosh, të llogaritura me kursin mesatar të vitit të kaluar. Kredia e re për shtëpi u rrit me 17.3% krahasuar me vitin 2024.

Rritja e kredisë së re ishte edhe më e lartë në raport me rritjen prej 13% të vitit të mëparshëm.

Vlera e portofolit aktiv ose tepricës së kredisë për shtëpi në fund të vitit 2025 arriti në 243.6 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 16.7%. Ritmet e rritjes të portofolit të kredisë janë rritur ndjeshëm krahasuar me nivelin prej 15.5% të vitit të mëparshëm.

Të dhënat tregojnë se kredia për shtëpi ka shënuar rritje të fortë në vitet pas pandemisë.

Në periudhën kohore 2021-2025, sektori bankar ka dhënë rreth 254 miliardë lekë kredi të reja për blerjen e banesave nga familjet shqiptare. Kjo shumë është 115% më e lartë krahasuar me pesëvjeçarin e mëparshëm, 2016-2020 (pa llogaritur efektin statistikor të kursit mbi kredinë në valutë, në mungesë të të cilit rritja do të kishte qenë edhe më e lartë).

Rritja e mbështetjes e sektorit bankar me kredi duket se është një faktor që ka pasur  peshë të konsiderueshme në kërkesën për pasuri të paluajtshme dhe në rritjen e çmimit të pronave pas pandemisë.

Normat e ulëta të interesit e kanë bërë kredinë për shtëpi tërheqëse për huamarrësit, ndërsa paralelisht cikli i rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit ka rritur edhe kërkesën për kredi për shtëpi nga familjet, duke shtuar perceptimin se blerja e një prone është një investim i mirë për të ardhmen.

Një frenim i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme do të kishte padyshim efekte mbi kërkesën për blerjen e pronave.

Ndërkohë, një situatë globalisht inflacioniste mund të frenojë edhe kërkesën nga blerësit e huaj ose në përgjithësi jorezidentë, që në vitet e fundit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri./Monitor

Video

Një sulm ajror izraelit shkatërroi të premten një banesë në kampin e refugjatëve Maghazi, në Rripin e Gazës. Sipas burimeve mjekësore, katër palestinezë, mes tyre dy gra, mbetën të plagosur. Goditja e ktheu shtëpinë në rrënoja, ndërsa dhjetëra banesa përreth pësuan dëmtime. Sulmi shkaktoi panik mes banorëve, të cilët u larguan me nxitim nga kampi i refugjatëve për t’u strehuar në zona më të sigurta.

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit, në Vlorë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien e zjarrit nën kontroll, me qëllim parandalimin e përhapjes së tij në zona të tjera.

Policia izraelite arrestoi nëntë protestues gjatë një demonstrate të zhvilluar në Tel Aviv kundër dhunës së ushtruar nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar. Sipas mediave ndërkombëtare, protestuesit kërkuan ndalimin e sulmeve ndaj palestinezëve dhe ndërhyrjen e autoriteteve për të frenuar përshkallëzimin e dhunës në territorin e pushtuar.

Kompania SpaceX përfundoi me sukses fluturimin e 13-të testues të raketës super të rëndë Starship. Gjatë misionit, për herë të parë u vendosën në orbitë 20 satelitë Starlink V3, ndërsa anija Starship realizoi me sukses uljen e kontrolluar në Oqeanin Indian. Megjithëse përforcuesi Super Heavy nuk arriti të përfundonte uljen e planifikuar, SpaceX e cilësoi misionin si një test të suksesshëm, duke theksuar se objektivat kryesore të fluturimit u realizuan.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news