Sociale 2026-07-23 10:50:30 Nga VNA

Shtrenjtohen me 8 lekë çmimi i naftës, arrin 206 lekë për litër

Ndaje në Whatsapp
Shtrenjtohen me 8 lekë çmimi i naftës, arrin 206 lekë

Çmimi i naftës në tregun vendas ka pësuar një tjetër rritje, duke arritur në 206 lekë për litër, nga 198 lekë që tregtohej vetëm një javë më parë. Ndërkohë, çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar në 189 lekë për litër.

Rritja e çmimit të naftës lidhet me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, pasi Shqipëria e siguron këtë produkt përmes importeve. Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka shtyrë çmimin e naftës bruto deri në 91 dollarë për fuçi, duke ushtruar presion mbi tregjet globale.

Situata është përkeqësuar edhe nga deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka paralajmëruar një përshkallëzim të mëtejshëm të veprimeve ushtarake ndaj Iranit, përfshirë mundësinë e një sulmi ndaj një objekti bërthamor. Kjo ka rritur pasigurinë në tregjet e energjisë dhe shqetësimet për furnizimin me naftë.

Analistët paralajmërojnë se çdo ndërprerje e qarkullimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, nga ku kalon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë, mund ta çojë çmimin e naftës deri në 120 dollarë për fuçi, duke sjellë rritje të mëtejshme edhe në tregun shqiptar.

Video

Përplasjet e regjistruara gjatë protestës para Kuvendit kanë lënë pas disa të lënduar. Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihen qytetarë të dëmtuar, ndërsa situata është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, disa protestues mbeten të lënduar

Përplasje para Kuvendit/ Protestuesit heqin perimetrin e sigurisë. Hedhin vezë drejt policisë

Hidhet uje me presion dhe spraj me piper drejt protestuesëve. Policia tentoj të shpërndaj protestën

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news