Sociale 2026-07-20 18:16:00 Nga VNA

Loja me dy lote e Bashkisë Vlorë/ 3.3 mln euro për Bllokun e Orizit i merr e njëjta kompani, lihen jashtë ofertat më të mira

Ndaje në Whatsapp

Loja me dy lote e Bashkisë Vlorë/ 3.3 mln euro për Bllokun e

Bashkia e Vlorës i ka dhënë të dyja lotet e tenderit për rikualifikimin urban të Bllokut të Orizit të njëjtës kompani, duke skualifikuar të gjitha ofertat më të ulëta ekonomike. Procedura e shpallur në qershor ka një vlerë totale prej 3.5 miliardë lekësh të vjetra, ose rreth 3.3 milionë euro dhe ka për objekt ndërhyrjen në rrjetin elektrik e ndriçimin publik dhe fasadat në bllokun e banesave midis rrugëve “Fatos Arapi” , “Hasan Kushta”, “Ismail Qemali”, “Misto Mele”.

Loja me dy lote e Bashkisë Vlorë/ 3.3 mln euro për Bllokun e

 

Në lotin e parë, me fond limit 208 milionë lekë të reja, morën pjesë 7 kompani. Bashkia skualifikoi 6 prej tyre dhe shpalli fituese kompaninë “Zdrava”, e cila kishte ofertën më të lartë në garë, prej 200 milionë lekësh të reja, ose sa 96.3% të fondit limit. Jashtë garës mbetën oferta dukshëm më të ulëta, si ajo e bashkimit të operatorëve “ISEC - ERGI - ALGES KONSTRUKSION” që kërkoi 80 milionë lekë të reja më pak, apo e subjektit “Cara” me 73 milionë lekë më pak se fituesi.

Loja me dy lote e Bashkisë Vlorë/ 3.3 mln euro për Bllokun eLoja me dy lote e Bashkisë Vlorë/ 3.3 mln euro për Bllokun e

Të njëjtën skemë Bashkia e Vlorës e ndoqi edhe në lotin e dytë, me fond limit 142 milionë lekë të reja. Nga 6 kompani pjesëmarrëse, 5 u skualifikuan, duke i hapur rrugën përsëri kompanisë “Zdrava”, e cila fitoi me ofertën 113 milionë lekë të reja. Edhe në këtë rast u skualifikuan oferta më të ulëta, si ajo e operatorëve “NDREGJONI – UDHA”, që kishte ofruar 100 milionë lekë të reja, ose 13.3 milionë lekë më pak se fituesi.

Loja me dy lote e Bashkisë Vlorë/ 3.3 mln euro për Bllokun eLoja me dy lote e Bashkisë Vlorë/ 3.3 mln euro për Bllokun e

Skualifikimi i të gjitha ofertave më të favorshme dhe dhënia e të dyja kontratave te i njëjti operator ekonomik, tregojnë besueshmërinë dhe "dashurinë" e pashpjegueshme që institucioni i drejtuar nga Brunilda Mersini ka ndaj kësaj kompanie. Megjithatë mbetet e paqartë, kur në fund të dyja lotet i merr e njëjta kompani me çmimin më të shtrenjtë, për çfarë shërbeu ekzaktësisht ndarja e tenderit në dy lote?

Kompania fituese “Zdrava” është në pronësi të Faik, Dashnor e Kastriot Sinanaj, si dhe Ylli e Arben Zdrava, me administrator Dashnor Sinanajn. Kjo kompani rezulton një nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike, me dhjetëra tenderë të fituar me vlerë totale mbi 15 milionë euro.

Video

Një avion ngarkese Boeing 777-300ER i kompanisë Kalitta Air ka prekur pistën me pjesën e pasme gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Cincinnati/Kentucky Verior. Pas këtij incidenti, mjeti ajror arriti të ngrihej sërish për të bërë një xhiro dhe u ul i sigurt pak më vonë. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka nisur menjëherë një hetim zyrtar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje. Klikoni artikullin për të mësuar më shumë detaje rreth manovrës së pilotëve dhe gjendjes së avionit.

Një stuhi e fuqishme me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta ka goditur sot Shkupin, duke shkaktuar kaos dhe dëme të mëdha materiale. Erërat e forta kanë rrëzuar pemë mbi automjete të parkuara në qendër të qytetit, si dhe kanë dëmtuar çati e semaforë. Ndërkoh shumë rrugë kryesore kanë mbetur të bllokuara.

Nis protesta e 52 e qytetarëve. Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë.

Sepse në Londër shteti nuk të pret ta mbarosh ndërtimin pa leje dhe pastaj ta shemb.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news