Sociale 2026-07-17 17:38:00 Nga VNA

INSTAT: Çmimet janë rritur me 3.2%, efekti kryesor nga ushqimet dhe argëtimi

Ndaje në Whatsapp

INSTAT: Çmimet janë rritur me 3.2%, efekti kryesor nga ushqimet dhe

Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në muajin Qershor 2026 është 3,2 %, sipas publikimit të fundit të INSTAT.

Edhe sipas publikimit më të hershëm të INSTAT, çmimet u rritën me 3.2%.

Në ndryshim nga INSTAT, sipas indeksit të harmonizuar, ndikimin më të madh në rritje e çmimeve e kanë dhënë ushqimet deh elementi i dytë është argëtimi. Ndërsa sipas INSTAT, faktori i dytë me ndikimin më të madh ishin qiratë, ujë, energji.

Sipas publikimit të fundit, Kontributin kryesor në rritjen vjetore të çmimeve në muajin Qershor e dha grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,02 pikë përqindje, me një rritje vjetore me 2,9 %, pasuar nga grupi “Argëtim, sport dhe kulturë”, me një kontribut prej +0,65 pikë përqindje dhe rritje vjetore prej 10,2 %.

“Restorante dhe shërbime akomodimi” me një kontribut prej +0,56 pikë përqindje dhe një rritje vjetore 3,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me një kontribut prej +0,25 pikë përqindje dhe një rritje vjetore me 4,9 %, “Transporti” me një kontribut prej +0,16 pikë përqindje dhe një rritje vjetore 1,9 %, “Shërbimi arsimor” me një kontribut prej +0,15 pikë përqindje dhe një rritje vjetore 3,3 %, “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me një kontribut prej +0,12 pikë përqindje dhe një rritje vjetore 3,8 %, “Shëndeti” me një kontribut prej +0,10 pikë përqindje dhe një rritje vjetore 1,9 %, etj.

Në Qershor 2026, çmimet e konsumit u ulën me 0,1 %, krahasuar me muajin e mëparshëm. Ulja mujore u ndikua kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Transporti” me 2,1 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0,8 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,6 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,5 % secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” shënuan një rritje me 3,2 %, pasuar nga grupet “Shërbimi arsimor” me 0,7 %, “Shëndeti” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 0,5 % secili, etj.

Sipas Eurostat, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë.

IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar./Monitor.al/

INSTAT: Çmimet janë rritur me 3.2%, efekti kryesor nga ushqimet dhe

Lexo gjithashtu

Video

Një avion ngarkese Boeing 777-300ER i kompanisë Kalitta Air ka prekur pistën me pjesën e pasme gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Cincinnati/Kentucky Verior. Pas këtij incidenti, mjeti ajror arriti të ngrihej sërish për të bërë një xhiro dhe u ul i sigurt pak më vonë. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka nisur menjëherë një hetim zyrtar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje. Klikoni artikullin për të mësuar më shumë detaje rreth manovrës së pilotëve dhe gjendjes së avionit.

Një stuhi e fuqishme me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta ka goditur sot Shkupin, duke shkaktuar kaos dhe dëme të mëdha materiale. Erërat e forta kanë rrëzuar pemë mbi automjete të parkuara në qendër të qytetit, si dhe kanë dëmtuar çati e semaforë. Ndërkoh shumë rrugë kryesore kanë mbetur të bllokuara.

Nis protesta e 52 e qytetarëve. Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë.

Sepse në Londër shteti nuk të pret ta mbarosh ndërtimin pa leje dhe pastaj ta shemb.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news