Rajoni 2026-08-27 21:03:08 Nga VNA

SHBA rrit presionin ndaj Vuçiçit, projektligj për sanksione dhe ndalime vizash

Ndaje në Whatsapp
SHBA rrit presionin ndaj Vuçiçit, projektligj për sanksione

Dy ligjvënës amerikanë, republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating, kanë paraqitur në Kongres një nismë dypartiake që synon të rrisë presionin ndaj individëve që dëmtojnë demokracinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Projektligji parashikon mundësinë e vendosjes së sanksioneve dhe ndalimeve të vizave ndaj personave që minojnë proceset demokratike dhe institucionet në rajon. 

Nisma vjen në një moment delikat për presidentin serb Aleksandar Vuçiç, i cili prej muajsh përballet me protesta të fuqishme studentore dhe qytetare në Serbi. Ligjvënësit amerikanë kanë ngritur shqetësime për korrupsionin, sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe mënyrën se si autoritetet kanë reaguar ndaj protestave.

Joe Wilson ka kritikuar publikisht drejtimin që ka marrë Serbia, duke argumentuar se Beogradi është afruar gjithnjë e më shumë me Rusinë, Kinën dhe Iranin. Ndërsa Bill Keating ka theksuar se demokracia, lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit duhet të jenë baza e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Serbisë.

Projektligji e përmend në mënyrë konkrete Vuçiçin dhe kërkon që Uashingtoni të kushtëzojë më tej bashkëpunimin me Beogradin. Në fokus janë marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin, zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lufta kundër korrupsionit, si dhe mbrojtja e mediave dhe lirisë së tubimit. 

Në dokument kërkohet gjithashtu përgjegjësi për tragjedinë e Novi Sadit, ku në nëntor 2024 humbën jetën 16 persona pas shembjes së një strukture në stacionin hekurudhor. Protestat që pasuan u kthyen në një nga sfidat më të mëdha politike për qeverinë e Vuçiçit.

Nisma amerikane bie në kontrast me marrëdhëniet përgjithësisht të mira që Vuçiçi ka ruajtur me administratën e Donald Trumpit. Beogradi dhe Uashingtoni zhvilluan në korrik edhe dialogun e parë strategjik, ndërsa Donald Trump Jr. ka vizituar Serbinë dy herë këtë vit. 

Megjithatë, ligjvënësit amerikanë kërkojnë që ky bashkëpunim të shoqërohet me përparim konkret në demokraci, sundimin e ligjit dhe distancimin nga ndikimi i Rusisë, Kinës dhe Iranit.

Nëse kërkesat e parashikuara në projektligj nuk përmbushen, nisma kërkon që administrata amerikane të mund të ndërpresë dialogun strategjik ose të kufizojë financimin e lidhur me të.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news