Politika 2026-09-08 10:57:36 Nga VNA

Rikthehet Spiropali, jo për të luftuar me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, por për të kritikuar Vuçiçin

Ndaje në Whatsapp

Rikthehet Spiropali, jo për të luftuar me Edi Ramën dhe Belinda

Elisa Spiropali ka shpërthyer sërish me tjetër dozë të fuqishme pathos-i patriotik. Me një fjalor të zgjedhur me kujdes dhe një zemërim gati artistik, ish-Kryetarja e Kuvendit iu përvesh Beogradit zyrtar për nderimet shtetërore ndaj Ratko Mladiçit, duke i dhënë rajonit një tjetër leksion mbi moralin historik dhe drejtësinë.

"Dje Beogradi u shndërrua në vend pelegrinazhi për të nderuar një turp dhe krim me përmasa rrëqethëse. Mijëra njerëz, ministra, ushtarakë dhe klerikë u mblodhën për ta përcjellë si hero kriminelin Ratko Mladiç," shkruan Spiropali, duke derdhur mbi letër gjithë revoltën e saj për krimet e së shkuarës.

Ajo vazhdon më tej analizën e saj gjeopolitike, duke iu kundërvënë moralit serb përballë ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë:

"Serbia "e gjeti" vetëm pasi nuk mundi ta fshihte më... Pas tetë ditësh, në Hagë do të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ata nuk u fshehën nga drejtësia."

Dhe përfundimi, si gjithmonë, vjen me një goditje teatrore:

"Serbia dje e bëri zgjedhjen e saj. Ajo nuk varrosi vetëm Ratko Mladiçin. Varrosi edhe turpin e vet duke nderuar krime."

Heroizëm për të shkuarën, amnezi totale për të sotmen

Është vërtet e admirueshme lehtësia me të cilën Spiropali gjen guximin për t'i kërkuar llogari historisë së fqinjëve e rajonit, por bie në sy një kontrast pothuajse komik: goja e saj kyçet hermetikisht sapo ngjarjet zhvillohen brenda oborrit ku ajo bashkëqeveris.

Ndërsa pena e saj merr zjarr për Srebrenicën dhe Mladiçin, asnjë rresht, asnjë fjalë dhe asnjë psherëtimë nuk doli nga goja e saj per ngjarjet e fundit ne Shqiperi. 

Heshtje absolute për deklaratat e Arben Ahmetajt lidhur me akuzat për trafik armësh dhe lidhjet e pretenduara me Ron Yeffet apo akuza te tjera per plackitje te vendit.

Ahmetaj i doli ne shteg duke hedhur akuza ndaj Ballukut, te ciles vete Spirapali i faturon djegien e saj politike. Do te ishte nje rast ideal "hakmarrjeje". Por jo...

Mesa duket, "Shqipëria e Re" dhe platforma e saj e madhe me të cilën mbusheshin dikur foltoret dhe rrjetet sociale, sot operojnë me komandë të kufizuar. Kur bëhet fjalë për ngjarje të shekullit të kaluar apo për fajësimin e Serbisë, Spiropali shfaqet si gardiane e patrembur e dinjitetit kombëtar. Por kur e sotmja troket me skandale te pretenduara trafiku armësh, afera miliona eurosh dhe llogaridhënie publike, patriotizmi zëvendësohet me një miks të kujdesshëm amnezie dhe heshtjeje taktike.

Në fund të ditës, lufta me hijet e së kaluarës mbetet gjithmonë më e sigurt se perballja me dritëhijet e pushtetit që i rri mbi krye.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news