Politika 2026-09-07 13:29:38 Nga VNA

Pagat e magjistratëve, Kushtetuesja: Vendimi ynë është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim

Ndaje në Whatsapp

Pagat e magjistratëve, Kushtetuesja: Vendimi ynë është

Gjykata Kushtetuese ka reaguar në lidhje me diskutimet publike për çështjen e pagave të magjistratëve, duke rikujtuar se për këtë çështje është shprehur më herët përmes vendimit nr. 15, të datës 17 shkurt 2026.

Në një reagim publik, Kushtetuesja thekson se përmes këtij vendimi është përcaktuar standardi kushtetues që duhet të zbatohet, si dhe detyrimet që burojnë prej tij për autoritetet përgjegjëse.

Sipas Gjykatës, si arsyetimi ashtu edhe dispozitivi i vendimit përbëjnë qëndrimin e saj zyrtar për çështjen dhe për këtë arsye duhet të lexohen dhe zbatohen në tërësi, në përputhje me parimet kushtetuese të përcaktuara në vendim.

Gjykata Kushtetuese rithekson gjithashtu se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Sipas saj, respektimi i këtyre vendimeve nuk është çështje zgjedhjeje nga institucionet, por një kërkesë që buron drejtpërdrejt nga rendi kushtetues.

Kushtetuesja e lidh zbatimin e vendimeve të saj me respektimin e parimit të shtetit të së drejtës dhe garantimin e sigurisë juridike.

Në reagim sqarohet gjithashtu edhe çështja e mënyrës së përllogaritjes dhe ekzekutimit të pagave brenda vetë administratës së Gjykatës Kushtetuese. Sipas institucionit, mënyra se si këto paga përllogariten dhe ekzekutohen, në varësi të fondeve buxhetore që ka në dispozicion Gjykata, nuk duhet të interpretohet si një element që përcakton efektet juridike të vendimit të 17 shkurtit.

Po ashtu, kjo mënyrë administrimi nuk ndryshon detyrimet që vendimi nr. 15 sjell për autoritetet përgjegjëse për zbatimin e tij.

Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese rikonfirmon qëndrimin e saj se referenca për çështjen e pagave të magjistratëve mbetet vendimi nr. 15, datë 17.02.2026, i cili është përfundimtar dhe detyrues për autoritetet që ngarkohen me zbatimin e tij.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news