Politika 2026-09-05 19:49:41 Nga VNA

Berisha ndryshon vendin e takimit me shqiptarët në SHBA, kërkon të shmangë protestën e paralajmëruar kundër tij?

Ndaje në Whatsapp

Berisha ndryshon vendin e takimit me shqiptarët në SHBA, kërkon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndryshuar vendin ku do të zhvillojë takimin me komunitetin shqiptaro-amerikan në New Jersey, vetëm pak ditë pasi disa emigrantë paralajmëruan organizimin e një proteste në të njëjtën ditë.

Fillimisht, Berisha kishte njoftuar se takimi me shqiptarët e Amerikës do të mbahej të dielën, më 6 shtator, në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center, në Englewood të New Jersey-t. Por, sipas njoftimit të fundit, aktiviteti është zhvendosur në ambientet e “Venetian Palace” në New Jersey, ndërsa është ndryshuar edhe ora, duke u përcaktuar për në 10:00 sipas orës lokale, ose 16:00 me orën e Tiranës.

Ndryshimi i vendit dhe orarit vjen pasi një grup emigrantësh shqiptarë në SHBA kishte paralajmëruar një protestë kundër kreut të PD-së, pikërisht në ditën e takimit të tij me komunitetin shqiptar.

Përmes një postimi në Instagram, organizatorët kishin bërë publike thirrjen për tubim, duke përdorur edhe sloganin “Berisha non-grata, Berisha në burg”.

Berisha ndryshon vendin e takimit me shqiptarët në SHBA, kërkon

Për momentin nuk ka janë dhënë arsyet për zhvendosjen e aktivitetit. Megjithatë, koha kur është marrë vendimi për ndryshimin e vendit ngre pikëpyetje nëse lëvizja synon të shmangë përballjen me protestuesit që kishin paralajmëruar praninë e tyre pranë aktivitetit.

Vizita në SHBA ka një rëndësi të veçantë politike për Berishën, pasi është udhëtimi i tij i parë atje pas heqjes së kufizimit për hyrjen në territorin amerikan. Takimi me diasporën është promovuar prej tij nën sloganin “Freedom Works”.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news