Politika 2026-09-07 15:10:58 Nga VNA

Zampolli pas takimeve me PS e PD në Tiranë, flet për shtetin Bektashi: Vendimin duhet ta marrë populli shqiptar

Ndaje në Whatsapp

Zampolli pas takimeve me PS e PD në Tiranë, flet për shtetin

I Dërguari Special i Presidentit të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, po zhvillon një vizitë në Tiranë, gjatë së cilës ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të politikës dhe komunitetit bektashian.

Në kuadër të vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar, Zampolli është takuar me përfaqësues të dy forcave kryesore politike në vend, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Axhenda e të dërguarit të Presidentit amerikan Donald Trump përfshiu edhe një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku ai u prit nga Baba Mondi. Takimi u zhvillua në një ditë të veçantë për komunitetin bektashian, që shënon 35-vjetorin e rihapjes së selisë së Kryegjyshatës pas rënies së regjimit komunist.

Gjatë takimit, në fokus të diskutimeve ishte edhe projekti për ngritjen e një qendre të avancuar shëndetësore përmes një investimi amerikan. Zampolli e vlerësoi pozitivisht nismën, duke e cilësuar atë një projekt të shkëlqyer.

Në një prononcim për mediat, i dërguari special amerikan vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa u pyet edhe për idenë e krijimit të shtetit Bektashi.

Zampolli e cilësoi edhe këtë projekt si një nismë të mirë, por theksoi se vendimmarrja për të duhet t'i takojë popullit shqiptar. Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet të respektojë vullnetin dhe vendimin e qytetarëve të Shqipërisë.

“Kam dëgjuar për këtë që ka folur kryeministri. Njerëzit tuaj vendosin ose do të vendosin dhe besoj se komuniteti ndërkombëtar do të respektojë vendimin e njerëzve në Shqipëri. Nëse populli e do këtë, është gjë e mirë, por populli duhet të flasë”, deklaroi Zampolli.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news