Rajoni 2025-10-12 17:13:00 Nga VNA

Vuçiç pas humbjes së Serbisë: Shqiptarët festuan me flamuj, shpresoj që serbët në Kosovë të festojnë për zgjedhjet

Ndaje në Whatsapp
Vuçiç pas humbjes së Serbisë: Shqiptarët festuan me

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas humbjes së kombëtares serbe ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë, duke e lidhur rezultatin në fushën e futbollit me zhvillimet politike në veriun e Kosovës. Në një deklaratë për mediat nga Beogradi, Vuçiç tha se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës ka qenë e lartë dhe se kjo, sipas tij, ka krijuar “nervozizëm” tek autoritetet kosovare.
“Në të gjitha zonat me shumicë serbe, pjesëmarrja ishte më e lartë se në zonat shqiptare. Shpresoj që Lista Serbe të fitojë dhe të mund të jetë sërish pjesë e qeverisjes lokale,” tha Vuçiç, raportojnë mediat e Kosovës.

Presidenti serb komentoi edhe entuziazmin që pasoi fitoren e kombëtares shqiptare, duke theksuar se shqiptarë nga Tirana, Prishtina, Presheva dhe Bujanoci janë “të dehur nga gëzimi” pas rezultatit pozitiv ndaj Serbisë.


“Mbrëmë festuan me flamuj shqiptarë për një ndeshje futbolli. Do të dëshiroja që sonte të kemi një arsye më të rëndësishme për të festuar në komunat serbe, një fitore politike që ka më shumë peshë se një top i shkelmuar në portë,” shtoi Vuçiç

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news