Rajoni 2026-02-18 15:38:00 Nga VNA

Hagë: Katër ish-krerët e UÇK-së deklarohen të pafajshëm, kundërshtojnë kërkesën për 45 vite burg

Ndaje në Whatsapp
Hagë: Katër ish-krerët e UÇK-së deklarohen të

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – mbajtën fjalët e tyre përfundimtare, duke deklaruar njëzëri pafajësinë dhe duke kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për dënim me nga 45 vite burg për secilin.

I pari që mori fjalën ishte ish-presidenti Thaçi, i cili tha se është i pafajshëm dhe se gjatë luftës ka vepruar për mbrojtjen e popullit të Kosovës. Ai e cilësoi si të pavërtetë dhe ofenduese pretendimin e Prokurorisë se synimi i tij ishte marrja e kontrollit të vendit, duke theksuar se kontrolli në atë kohë ishte në duart e regjimit të Sllobodan Millosheviç. Thaçi shtoi se bashkëpunimi me NATO dhe aleatët perëndimorë ishte i domosdoshëm për përfundimin e luftës dhe arritjen e lirisë.

Rexhep Selimi deklaroi se UÇK-ja kishte për qëllim çlirimin e vendit dhe jo sulme ndaj civilëve apo kundërshtarëve politikë. Ai tha se shumë luftëtarë kanë humbur jetën duke siguruar armë për mbrojtjen e Kosovës dhe e konsideroi nder cilësimin si bashkëluftëtar i Adem Jashari. Selimi e cilësoi kërkesën për dënime të rënda si përpjekje për t’ua pamundësuar kthimin në Kosovë.

Edhe avokatët mbrojtës kundërshtuan akuzat, duke argumentuar se barra e provës bie mbi Prokurorinë dhe se provat e paraqitura janë të pamjaftueshme ose të pabazuara. Mbrojtja kërkoi shpalljen e pafajësisë për të katër të akuzuarit.

Procesi gjyqësor vijon me pritjen e vendimit nga trupi gjykues.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news