Politika 2025-12-07 10:00:00 Nga VNA

Rama në podcastin “Flasim”: Pezullimi i Ballukut, një precedent kërcënues për demokracinë – Qeveria po paralizohet

Ndaje në Whatsapp
Rama në podcastin “Flasim”: Pezullimi i Ballukut, një

Në nisje të episodit të 9-të të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama riktheu vëmendjen te ankimimi që ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin nga detyra të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një kërcënim serioz për funksionimin e ekzekutivit.

Rama theksoi se ankimimi i tij “nuk është një betejë politike”, por një përpjekje për të mbrojtur balancën mes pushteteve dhe kompetencat ekskluzive të qeverisë, kryeministrit dhe Kuvendit. Ai e quajti vendimin për pezullimin e Ballukut “precedent krejt të panjohur në Europë dhe botën demokratike”.

“Ky veprim që ‘de jure’ quhet pezullim, por ‘de facto’ është një nënshtrim brutal i ekzekutivit, sjell përditë pasoja pas pasojash”, tha kryeministri, duke paralajmëruar dëme të pallogaritshme nëse situata nuk korrigjohet.

Rama solli edhe shembuj konkretë, duke përmendur vendosjen në arrest shtëpie të drejtorit të ARRSH-së dhe atij të KESH-it. Sipas tij, kjo ka lënë “pa kokë” dy institucione kyçe për infrastrukturën rrugore dhe energjetike, pasi pezullimi i ministres bllokon edhe procesin e emërimeve të reja.

“Ligji ia jep vetëm ministrit të drejtën për këto emërtime. Pezullimi e bën të pamundur zëvendësimin e drejtorëve dhe paralizon funksionimin e institucioneve”, u shpreh ai, duke nënvizuar se kjo situatë e bën pezullimin “jo vetëm antidemokratik, por edhe alogjik”.

Kryeministri shtoi se nuk ndërhyn në punët e drejtësisë, por se ndërhyrja e drejtësisë në trupën e qeverisë është një alarm serioz për demokracinë.
“Kjo duhet dëgjuar deri në fund, që të mos përsëritet më kurrë. Duke rivendosur secilin në pozicionin e tij kushtetues, ndihmojmë Shqipërinë dhe modernizimin e shtetit”, përfundoi Rama.

Video

Gazetari i njohur në Peru, Fernando Nunez, u qëllua për vdekje nga dy persona, ndërsa udhëtonte me motoçikletë së bashku me vëllain e tij. Nunez i cili trajtonte raste të korrupsionit në nivele të larta, është gazetari i tretë në Peru që besohet të jetë vrarë nga krimi i organizuar gjatë vitit 2025, pas vrasjeve të dy të tjerëve, Gaston Medina dhe Raul Celis. Autoritetet kanë bërë thirrje që hetuesit të shqyrtojnë punën gazetareske të Nunez si motiv kryesor të krimit.

Uellsi i Ri Jugor në Australi po përballet me një valë të re zjarresh shkatërruese që po përhapet me shpejtësi në bregdetin qendror, duke detyruar autoritetet të lëshojnë urdhra të menjëhershëm evakuimi për banorët e Figtree Bay dhe Woy Woy, një zonë 40 kilometra në veri të Sidneit me mbi 350,000 banorë. Dhjetëra mijëra hektarë tokë dhe disa banesa janë shndërruar në hi, ndërsa temperaturat e larta dhe erërat e forta po e përkeqësojnë situatën nga ora në orë.

Në kraterin Halema‘uma‘u të vullkanit Kīlauea në Hawai ka nisur një shpërthim i ri më 7 dhjetor. Shatërvanët e lavës nga dy ventet e vullkanit kanë arritur mbi 300 metra lartësi. Tefra e nxehtë ka shkatërruar një kamerë monitorimi rreth 500 metra larg, ndërsa venti jugor vazhdon ende të shpërthejë. Vullkani po nxjerr mbi 50,000 tonë gaz dioksid squfuri në ditë dhe plumi i tymit është ngritur mbi 6,000 metra. Autoritetet kanë paralajmëruar se era mund të çojë hi dhe grimca të imta qelqi drejt zonave të banuara.

Bethlehem ndezi pemën e Krishtlindjeve për herë të parë pas dy vitesh — një sinjal i rikthimit të shpresës në qytetin e shenjtë në Bregun Perëndimor.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news